Në seancën e 109-të të mbajtur sot, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi Ligjin e ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, vendosi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në një pjesë të territorit të vendit dhe emëroi Hristina Sofronijoska në postin e Zëvendës Sekretares së Përgjithshme të Dhomës Legjislative.
None found
Projektligji për lojërat e fatit mori mbështetjen e 60 deputetëve, ndërsa 20 votuan kundër.
Sipas Zëvendësministrit të Financave, Nikolçe Jankulovski, dispozitat e reja parashikojnë që ambientet ku organizohen lojërat e fatit të ndodhen së paku 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme, distancë që do të llogaritet përgjatë rrugës më të sigurt për këmbësorët.
Ai nënvizoi gjithashtu se ndryshimet ligjore vendosin kufizime të forta për reklamimin e kazinove dhe pikave të basteve. Reklamat e ndriçuara do të ndalohen, ndërsa do të lejohet vetëm një tabelë me emrin e organizatorit, me përmasa maksimale 100 me 30 centimetra dhe pa përmbajtje promovuese.
Po ashtu, ligji parashikon lidhjen e detyrueshme GPS të pajisjeve dhe kazinove me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, me synim forcimin e mbikëqyrjes, dixhitalizimin e sektorit dhe identifikimin më të lehtë të organizatorëve që veprojnë pa licencë. Këto zgjidhje janë në harmoni edhe me rekomandimet e Moneyval për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Jankulovski bëri të ditur se, në rast se gjatë zbatimit evidentohen mangësi, Ministria e Financave do të dalë me propozime të tjera për ndryshime shtesë.
Në të njëjtën seancë, deputetët konstatuan edhe nevojën për miratimin me procedurë të shkurtuar të ndryshimeve në Ligjin për Testimin dhe Shënjimin e Armëve të Zjarrit dhe Municionit, si edhe në Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Shoqëritë Tregtare Shtetërore, në kuadër të ligjeve që lidhen me Axhendën e Reformës.
Gjatë fjalës së tij këtë pasdite, kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të…
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimin e protestës së studentëve dhe reagimin e Policisë së Shtetit, gjatë një interviste në…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas ngjarjes tragjike në…
Letra e dy kongresmenëve republikanë amerikanë, Joe Wilson dhe Keith Self, drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ka rikthyer…
E ardhmja e stadiumit legjendar “San Siro” po merr gjithnjë e më shumë formë, pas prezantimit të projektit për stadiumin…
Aktori i njohur Michael Douglas ka zbuluar një detaj nga fillimet e marrëdhënies së tij me Catherine Zeta-Jones, duke treguar…