Mbi 1.000 artikuj të kontrabanduar janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti në rajonin e fshatit Likovë, ndërsa drejtuesi i tij, S.S. (36) nga fshati Goshincë, është ndaluar nga policia.
None found
Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 17.09.2026, rreth orës 19:50. Nëpunësit policorë të SP për KF dhe MK Bellanocë, në kuadër të QRÇK Veri, e kanë privuar nga liria 36-vjeçarin, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kontrabandë”, të paraparë në nenin 278 të Kodit Penal.
Policia i kishte dhënë shenjë ndalimi automjetit transportues “Mercedes Sprinter”, i cili drejtohej nga S.S., por ai nuk kishte respektuar urdhrin dhe kishte vazhduar në drejtim të fshatit Otël. Pas ndërhyrjes së nëpunësve policorë, automjeti është ndaluar.
Kontrolli ka nxjerrë në pah 320 copë tekstile, 28 palë këpucë, 350 copë mallra teknike, 78 copë barna, 76 copë produkte kozmetike, gjashtë pjesë për automjete dhe 377 copë mallra të tjera. Për këto produkte nuk është paraqitur dokumentacioni përkatës.
Rasti i është komunikuar prokurorit publik të PThP Kumanovë. Nga MPB bëjnë të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të plotë, ndaj S.S. do të dorëzohet kallëzim penal përkatës./Telegrafi/
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me drejtorin e Përgjithshëm…
Chelsea ka frikë se mbrojtësi Maxence Lacroix do të mungojë për një periudhë të gjatë, pasi ka pësuar një lëndim…
Ushtarët profesionistë kundërshtojnë fuqishëm zgjidhjen e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes për statusin e tyre pas mbushjes së moshës 45…
Gjykata e Lartë ka shfuqizuar aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ku më 8 shtator 2021 humbën jetën…
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale në lidhje me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit” në…
Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në një luginë në Himalaje, në Indi. Mes viktimave janë…