Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot, me votë unanime, përfundimin e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Meqë në raundin e parë nuk u zgjodh kryetari, votimi i raundit të dytë do të mbahet më 1 nëntor.
Gjatë mbledhjes së 23-të, kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, njoftoi se kanë përfunduar të dy afatet ligjore për dorëzimin e ankesave dhe se Komisioni nuk ka pranuar asnjë të tillë.
None found
“Dëshiroj ta informoj publikun se përfunduan të dy afatet e ankesave: ai për procedurën e votimit, që skadoi dje në orën 19:00, si dhe afati për procedurën e përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve, i cili përfundoi sot në orën 12:30. Deri në mbylljen e afateve, në KSHZ nuk u dorëzua asnjë ankesë”, deklaroi Mariçiq.
Në garën e raundit të dytë do të jenë kandidati me numër rendor 1, Stojanço Radiçevski, nga koalicioni “Maqedonia e juaj”, i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, dhe kandidati me numër rendor 6, Arkin Jahiji, nga Aleanca Kombëtare për Integrim.
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 18 tetor.
Bëhen 31 vjet nga rrëmbimi i veprimtarit të çështjes kombëtare, Remzi Hoxha, i cili u mor me forcë nga vendi…
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, përpjekjet për ta shtrirë fushatën zgjedhore dhe mbajtjen e tyre edhe në Kosovë…
Como ka shënuar fitore të thellë ndaj Manchester Unitedit, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e Ligës të…
Erblin Osmani ka rrëfyer emocionet e debutimit me ekipin e parë të Bayern Munichut, si dhe ndjenjën e veçantë që…
Jakup Krasniqi ka refuzuar kontrollin mjekësor nga mjekët në Hagë, duke deklaruar se nuk do të pranojë më kujdes shëndetësor…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në një lidhje live me gazetarin Ilir Kazaferi në Euronews Albania ka folur lidhur…