Autoritetet në Hungari kanë nisur procedurë penale lidhur me dyshimet për abuzime në bankën shtetërore “Eximbank”. Në kuadër të hetimit po shqyrtohet edhe kredia prej një miliard eurosh për Maqedoninë e Veriut, për të cilën më herët kishte ngritur shqetësime Peter Magyar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
None found
Sipas agjencisë “Reuters”, e cila i referohet një njoftimi të policisë hungareze, hetimet përfshijnë katër raste të lidhura me “Eximbank”. Dyshimet kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës dhe menaxhim neglizhent.
Një nga çështjet nën hetim është huaja prej një miliard eurosh që iu miratua Maqedonisë së Veriut. Pas auditimit të bankës, Ministria e Ekonomisë paraqiti një ankesë për këtë kredi në korrik.
Huaja ishte marrë nga qeveria e Hristijan Mickoskit gjatë mandatit të ish-kryeministrit Viktor Orban, përmes bankës shtetërore hungareze.
Ky hetim përbën veprimin më të fundit të qeverisë së kryeministrit hungarez Peter Magyar për të shqyrtuar dyshimet për korrupsion në veprimtarinë e bankës gjatë administratës së kaluar.
Të hënën, hetuesit sekuestruan nga Ministria e Ekonomisë mijëra faqe me dokumente të brendshme, si pjesë e procedurës hetimore.
“Dokumentet janë siguruar gjatë hetimit të brendshëm dhe përmbajnë të dhëna shtesë me rëndësi për hetimin e veprave penale të raportuara”, bëhet e ditur në deklaratën e policisë.
“Eximbank” nuk ka kthyer ende përgjigje ndaj kërkesave për koment. Deri në qershor 2022, banka ishte nën juridiksionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa më pas kaloi nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Ekonomisë.
Përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike në Kosovë, përfshirë studentët me prejardhje nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë…
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në rrethinat e Shkodrës.…
Më shumë se tre dekada pasi Brigitte Macron u dashurua me Emmanuel Macronin, atëherë adoleshent dhe nxënës i saj, vajza…
Gjashtë deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe dy partitë opozitare PDK dhe AAK kanë shprehur qëndrimin e…
Situata me zjarret që kanë përfshirë disa fshatra në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë së Matit po paraqitet mjaft kritike…
Në një intervistë për News24, gazetari Osman Stafa, komentoi dorëheqjen e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë. Gazetari…