Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Kuvend duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, sqaroi se në vitin 2000 nuk ka shërbyer në ushtri përshkak se ka patur probleme abdomenale. Ai sqaroi se nuk është përjetësisht i paaftë, por se këtë problem tha se e ka edhe sot.
“Unë Dimitar Kovaçevski premtova se do ta flas vetëm të vërtetën. Shkurtimisht, në vitin 2005, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore, sipas ligjit për mbrojtje neni 51 në korniza të procedurave, në bazë të mendimeve të personave kompetent, e përshkak problemit abdomenal që ende e kam, u regjistrua fakti se nuk mund të kryejë obligimin ushtarak. Dhe atë në vitin 2000, para konfliktit luftarak. Nuk kam qenë as i pari as i fundit me rast të tillë, bazuar në gjendje të tillë”, tha Kovaçevski.
None found
Sipas kryeministrit, dezerter është Kovaçevski i cili nga pajisjet ushtarake ka veshur xhup. “E bën atë që më së miri di ta bëjë nga pallati i barhdë, të pështyjë mbi të gjallë e mbi të vdekur. Kjo është mizori”, tha ai.
Kovaçevski kërkoi mbështetje mjekësore konziliare.
“Qartë dhe zëshëm e them të vërtetën, jo që të sqarohem. E vërteta dhe faktet nuk sqarohen, por për të treguar të vërtetën. Unë në vitin 2001 kam qenë edhe në Shkup edhe në Kumanovë, i kam ndihmuar babait tim i cili ishte kryetar komune, u kam ndihmuar kumanovarëve, nuk kam ikur nga shteti, kam qëndruar këtu. E ekipi i VMRO-DPMNE-së shkonte nëpër plazhet greke”, tha Kovaçevski./Zhurnal.mk
Eliezer “Eli” Dasa ka vlerësuar forcën e përfaqësueses së Kosovës dhe atmosferën që e pret skuadrën e tij në stadiumin…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku…
Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për fatin e saj, Anxhela Shurdha është rikthyer në Shqipëri dhe tashmë ndodhet pranë…
Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit. Pas ekzaminimeve…
Një koalicion organizatash jofitimprurëse ngriti një padi kundër pesë kompanive kryesore të inteligjencës artificiale të enjten, duke kërkuar të ndalojë…
Mund të keni vështirësi të gjeni terapistin e duhur ose të keni nevojë për ndihmë më shpejt sesa mund të…