Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë zhvilloi takim dypalësh me Kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis.
Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, si dhe u theksua gatishmëria për përforcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të tyre në çdo fushë me interes të përbashkët, veçanërisht në plan ekonomik.
None found
“Dy kryeministrat u shprehën të kënaqur me trendin e rritjes së tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kovaçevski dhe Mitsotakis theksuan se bashkëpunimi në sektorin energjetik është i një rëndësie kyçe, për të cilin u dakorduan se ka potencial të madh nëse merren parasysh projektet e përbashkëta për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Aleksandropoli, si dhe lidhja e ndërlidhjes së gazit mes dy shteteve”.
“Kryeministri Kovaçevski ia uroi fitoren kolegut grek Micotakis në zgjedhjet e fundit dhe shprehu besimin se bashkëpunimi mes dy qeverive do të vazhdojë me intensitet të shtuar. Në të njëjtën kohë, ai falënderoi për mbështetjen e fuqishme greke për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin në mes Kovaçevskit dhe Mitsotakis.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov lidhur me ndalesën e përdorimit të ujit në Krushevë tha se…
Më 26.07.2026 në Ohër, oficerë policie nga Policia Kriminale e SPB Ohër ndaluan B.R. (30), G.J. (32) dhe S.N. (33),…
Vetëm pak javë pasi morën detyrën në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin…
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka bërë përditësimin e të dhënave në lidhje me situatën në pikat kufitare. Bazuar…
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u takua me ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad.…
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se forcimi i kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë…