maqedoni

Kovaçevski: Siguruam ushqim, rrymë dhe energji

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër, Dimitar Kovaçevski sot është takuar me qytetarët e komunës së Shkupit, Gjorçe Petrov.

Kovaçevski në tregun e Gjorcës ka falënderuar drejtpërdrejt shitësit dhe fermerët të cilët punojnë pa u lodhur çdo ditë që qytetarët të kenë fruta dhe perime të freskëta dhe të bukura vendase.

Të lidhura

None found

“Këtë vit po i kushtojmë një fokus të madh rritjes së prodhimit vendas të ushqimit. Mollët tona janë më të shijshmet, specat tanë bëjnë ajvarin më të bukur, ushqimi i bukur dhe i shijshëm maqedonas është thesari ynë. Atdheu ynë ka diell, ujë, tokë pjellore, ka të gjitha burimet e nevojshme dhe ne i japim mbështetje të plotë fermerëve, para së gjithash, për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë punën e tyre në një drejtim te lart, por edhe për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për të gjithë vendin në këtë krizë të madhe në të cilën jetojmë”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se ka respekt të madh për punën e fermerëve dhe se Qeveria tashmë ka prezantuar një model të ri për mbështetjen financiare të bujqësisë, i cili i ka motivuar ata të prodhojnë më shumë ushqim. Nga një model subvencionimi, investime kapitale, shërbime këshillimore, te fondet evropiane dhe investimet në burimet njerëzore.

Kryeministri shtoi se qeveria që ai drejton ka marrë masat e duhura në kohë për të siguruar ushqim, energji elektrike dhe energji dhe për të mbrojtur standardin e qytetarëve, të vulnerabëlve dhe kompanive.

“Ne kemi maksimizuar prodhimin e energjisë elektrike nga kapacitetet vendore, po rrisim vazhdimisht prodhimin vendas dhe po përfshijmë kapacitete të reja. Po zbatojmë dy paketa masash kundër krizës prej 700 milionë eurosh. Energjia elektrike për qytetarët subvencionohet, e paguar nga shteti, në masën 80%, si dhe për 72.000 kompani. Jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha sfidat, askush nuk do të mbetet vetëm, së bashku do t’ia dalim”, tha Kovaçevski.

Pas takimeve me qytetarët, kryetari i LSDM-së do të mbajë edhe takim pune me anëtarët dhe simpatizantët e LSDM-së nga kjo lagje në selinë lokale të partisë./ina

të fundit

GJKKO pushon çështjen ndaj Taulant Ballës pas padisë së Albana Vokshit për shpifje dhe fyerje

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të premte, më 27 nëntor, pushimin e çështjes penale ndaj Taulant Ballës, i akuzuar…

2 minutes ago

Leopardi 19-vjeçar kthehet në fenomen online, trupi i rrumbullakosur ngjall reagime

Një leopard 19-vjeçar në Kinë është kthyer papritur në një sensacion në rrjetet sociale, për shkak të pamjes së tij…

7 minutes ago

Kërkohet paraburgim për 38-vjeçarin e dyshuar për vrasjen pranë Liqenit të Smilkovës

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale…

8 minutes ago

Casillas mbron barazimin në futboll: VAR-i është i vetmi aspekt që do të përmirësoja

Iker Casillas ka mbrojtur barazimet në futboll, duke kundërshtuar idenë se çdo ndeshje duhet patjetër të prodhojë një fitues dhe…

9 minutes ago

Fernando: “Tifozët janë lojtari ynë i 12-të”, Egnatia synon kualifikimin në Conference League

FernandoEgnatia mund ta kishte thelluar edhe më shumë bilancin e rezultatit, por në fund i mjaftuan dy golat e Alessandro…

15 minutes ago

Pas 11 ditësh mungesë, Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s: Do të jem një CEO më i mirë

Themeluesi i gjigantit të inteligjencës artificiale është rikthyer në selinë e kompanisë pas 11 ditësh mungesë, duke premtuar ndryshime në…

21 minutes ago