maqedoni

Kovaçevski refuzoi Mickoskin për takim liderësh: Debati për ndryshimet kushtetuese nuk bëhet kur lëshon kanalizim

Në grupin e punës çdokush mund të dorëzojë propozime dhe ide për atë se si duhet të duken amendamentet, e jo të japin propozime kur lëshon kanalizime nëpër komuna, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë komentimit të deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit i cili thotë se modeli korat për ndryshime kushtetuese është i pranueshëm për të.

Neve na nevojitet modeli maqedonas me të cilin do të vazhdojmë rrugën e anëtarësimit në BE, theksoi Kovaçevski në konferencën e përbashkët për media me homologun kroat Andrej Plenkoviq.

Ai gjithashtu refuzoi thirrjen e Mickoskit që për këtë temë të debatohet në takim liderësh, për shkak se siç tha një takim i tillë u mbajt në dhjetor.

“Në atë takim liderësh gjithë liderët e partive politike u pajtuan për nevojën për sjelljen e ndryshimeve kushtetuese përveç njërit që heshte dhe dy që nuk erdhën. Andaj vlerësoj se nuk ka nevojë për takim liderësh. Debati – Ndryshime kushtetuese – nuk udhëhiqet nëpër televizion, e as kur fillohen punët ndërtimore për gypat e kanalizimit në komuna të caktuara, debati për ndryshimet kushtetuese udhëhiqet në grup punë ku çdo parti politike delegon përfaqësues të tyre”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kryeministrie kroat, Plenkoviq pret që të gjithë partitë politike të arrijnë konsensus për ndryshimet kushtetuese që janë të rëndësishme për të mos u bllokuar procesi i anëtarësimit në BE.

“Do të ishte mirë që të arrihet konsensus pas të cilit do të mund të qëndrojë të gjithë dhe pas të cilit para se gjithash do të qëndrojë populli dhe përfaqësuesit e tyre politik. Partive politike në Maqedoni dhe institucioneve të vendit u mbetet që të gjejnë model për ndryshimet kushtetuese dhe zgjidhjet më të mira që janë karakteristike për Maqedoninë e Veriut. Sa i përket gatishmërisë së Qeverisë maqedonase, në suaza të ndryshimeve kushtetuese në Kushtetutë të vendoset edhe pakica kroate, ne e përshëndesim këtë gjë”, pohoi Andrej Plenkoviq, kryeministër kroat.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq i cili është në vizitë në vendin tonë së bashku me delegacionin shtetërorë pas takimit në Qeveri u takua edhe me presidentin Stevo Pendarovski, ndërsa mbajti fjalim edhe para deputetëve të Kuvendit të RMV-së./tv21

të fundit

EMRI/ “Kris” arma në Shkodër, vritet 61-vjeçari, autori në arrati

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur fshatin Abat në zonën Shalës në Shkodër. Sipas raportimeve, viktimë ka mbetur 61-vjeçari…

38 minutes ago

Shorti i Champions League, përballje të mëdha

Liga e Kampionëve 2025/26 ka filluar. Në Montecarlo është hedhur shorti i fazës në grup, skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e…

1 hour ago

Skema piramidale online u grabiti 20 milionë dollarë shqiptarëve, eksperti i IT: Janë 10 mijë viktima

Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri. Këto platforma janë bërë aq…

2 hours ago

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Kurtin dhe ministrat deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë

Bashkimi Evropian përmes një letre ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin…

2 hours ago

Sulmet në Kiev, Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen! BE do vazhdojë të mbështesë Ukrainën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit…

2 hours ago

Nora Istrefi shijon pushimet në fund të verës – mahnit ndjekësit në rrjetet sociale me linjat trupore

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, interpretuese e hitit të njohur “Dy Shokë”, po shijon disa ditë të mira pushimi në…

2 hours ago