Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Francës, Emanuel Makron, me të cilin u pajtuan se nuk ka kohë për të humbur dhe theksoi se vonesa e mëtejshme në fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, mund të ketë pasoja të rënda për rajonin dhe më gjërë, dhe më këtë rast hapen dyert e ndikimit më të të madh të vendeve të treta të rajonit.
Në kohë të njëjtë, ata theksuan se çështja e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor e bën atë një çështje serioze të sigurisë, informojnë nga shërbimi për shtyp të qeverisë.
None found
Me këtë rast Kovaçevski theksoi dialogun intensiv politik në vitet e fundit dhe angazhimin e presidentit Makron dhe Republikës së Francës në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut. Poashtu u bisedua edhe për marrëdhëniet dypalëshe, me vlerësimin se miqësia tradicionale mes dy vendeve është pasuruar me intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, i cili vitin e kaluar mori një kapitull të ri me hyrjen e Agjencisë Franceze për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Kovaçevski e uroi Makronin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale dhe i uroi atij një mandat të dytë të suksesshëm si kreu i shtetit. Ai uroi gjithashtu zgjedhjen e kryeministres së Republikës së Francës, Elizabeth Bourne dhe theksoi se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 29 vjet më parë, të dy vendet kanë zhvilluar marrëdhënie të forta dypalëshe.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka nënshkruar nismën legjislative për ndryshimin dhe…
Mbishkrime nacionaliste dhe thirrje për urrejtje, përfshirë edhe mesazhe që bëjnë thirrje për vrasje si “Smrt za Siptari”, janë shfaqur…
Një aksident i rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 13 në Durrës, ku një 66-vjeçar ka humbur…
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij të prerë ndaj programit bërthamor të Iranit, duke deklaruar se Teherani…
Profesori universitar Enver Bytyҫi në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’ ka kriitkuar sërish kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai thotë…
Aktualisht ka 35 raste të konfirmuara dhe tre raste të dyshuara me ethe të Nilit Perëndimor, të cilat janë në…