Categories: maqedoni

Kos zbulon reformën e zgjerimit të BE-së: Maqedoninë e presin integrimi gradual dhe kritere më të forta

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka prezantuar reformën e re të Bashkimit për zgjerimin, të paraqitur në dokumentin “Përgatitja për një Evropë më të gjerë”. Nisma sjell ndryshime të rëndësishme në mënyrën e vendimmarrjes për negociatat dhe pranimin e anëtarëve të rinj.

Të lidhura

None found

Ndër propozimet që prekin veçanërisht Maqedoninë është heqja e vetos gjatë negociatave dhe largimi nga praktika e vendimmarrjes me konsensus në BE. Megjithatë, vetoja do të mbetet në fazën përfundimtare: pranimi i një shteti të ri do të vazhdojë të kërkojë miratimin unanim të vendeve anëtare.

Në emër të Komisionit Evropian, Kos i kërkoi Këshillit Evropian të shqyrtojë përdorimin e shumicës së kualifikuar për hapjen e grupeve të negociatave dhe për etapa të tjera të ndërmjetme të procesit të anëtarësimit. Ajo nënvizoi se secili prej anëtarëve aktualë do ta ruajë të drejtën e vetos për vendimin përfundimtar.

Reforma parashikon gjithashtu integrim gradual, përmes të cilit vendet kandidate do të përfshihen hap pas hapi në përfitimet e anëtarësimit. Fillimisht, kjo do të ndodhë në tregun e vetëm dhe më pas do të shtrihet në fusha të tjera të politikave të Bashkimit.

Sipas Kos, kjo qasje nuk do të zëvendësojë anëtarësimin. Përparimi do të varet nga dy kushte kryesore: zbatimi i reformave dhe përafrimi me synimet e politikat strategjike të BE-së, ky i fundit një kriter i ri.

Komisionerja bëri të ditur se procesi mund të përparojë, por edhe të kthehet pas. Për vendet kandidate që shënojnë regres në sundimin e ligjit, në respektimin e të drejtave të njeriut, ose që kryejnë shkelje serioze të Nenit 4 të Traktatit të BE-së, do të parashikohen më shumë masa mbrojtëse. Ky nen kërkon respekt të ndërsjellë për integritetin territorial, sovranitetin kombëtar dhe identitetin, si dhe për “paktin e mossulmimit” të BE-së./Telegrafi/

të fundit

Kriza financiare shkakton ndërprerjen e ndeshjes në Irak pas vetëm 14 minutash

Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…

6 hours ago

Pozhari: After the situation in the north, the new mandate is expected to focus on tackling organized crime

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…

6 hours ago

Horoskopi 28 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…

6 hours ago

Anjeza sqaron historinë me Sharrin: “Polici ekziston

Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…

6 hours ago

Akili sqaron këngën: Antoneta ishte burimi i frymëzimit të tij

Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…

6 hours ago

Akili dhe Bejta sjellin në studion e BBVK performancën e këngës “Për ty pyeta hanën

Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…

6 hours ago