Ministri i Shëndetësisë, Sašo Klekovski, paraqiti në konferencën e sotme për shtyp rezultatet e vizitës së kirurgëve të Qendrës Mjekësore „Sheba“ nga Tel Avivi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kirurgët izraelitë, në bashkëpunim me ekipet mjekësore të Maqedonisë së Veriut, kryen 24 ekzaminime specialistike dhe 16 operacione te të lënduarit nga tragjedia në Koçan.
None found
MSH bëri të ditur se ekipi izraelit u përqendrua te shputat e duarve dhe gjymtyrët e sipërme, për t’u rikthyer atyre funksionin. Operacionet përfshinë ekscizion dhe revizion të cikatriceve, lirim të kontrakturave, Z-plastikë dhe transplantim të lëkurës me trashësi të plotë.
“Autoritetet shëndetësore janë të angazhuara në kujdesin afatgjatë. Trajtimi i të lënduarve në Koçan nuk u mbyll me daljen nga spitali, por vijon me operacione, kontrolle dhe rehabilitim. Falënderoj kolegët e Qendrës Mjekësore „Sheba“. Dr. Harac dhe dr. Kanfino Kac na u gjendën pranë menjëherë pas tragjedisë dhe janë rikthyer për të vazhduar ndihmën”, deklaroi Klekovski.
Nga 16 pacientët e operuar, 10 janë burra dhe 6 gra. Në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive në Shkup u kryen gjashtë operacione, përfshirë pesë ndërhyrjet më komplekse. Dhjetë operacionet e tjera u zhvilluan në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit.
Drejtoresha Gjorgievska Pavlovska tha se Klinika vijon ndjekjen dhe monitorimin e pacientëve të operuar. Sipas drejtoreshës Mirçovska, dhjetë pacientët që iu nënshtruan operacioneve në Koçan do t’i kryejnë kontrollet mjekësore pranë vendbanimeve të tyre.
Gordana Georgieva sqaroi se grupi punues i Ministrisë bashkërendon aktivitetet për t’iu përgjigjur nevojave të të lënduarve, nga kategorizimi i lëndimeve deri te përgatitja e një plani rehabilitimi për secilin pacient.
Ka nisur protesta mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave në Kosovë, e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të…
I gjashti në tabelë dhe me sulmin e tretë më të mirë në ligë, Frosinone e Massimiliano Alvinit është surpriza…
Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike dhe penale për marrjen në pronësi të ish-Bankës Ekonomike të Manastirit…
23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më herët kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën…
Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar mbi 300 tonë pluhur industrial të nxjerrë nga Uzina e Ferrokromit, në pronësi të kompanisë…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma…