maqedoni

Tragjedia e Koçanit, 47 persona me lëndime të rënda dërgohen për kurim jashtë shtetit!

Në klinikën Urgjente të Kirurgjisë në kompleksin “Nënë Tereza” gjatë ditës së sotme sirrenat dhe lëvizjet e ambulancave ishin të shumta, të cilët transportonin pacientët e lënduar nga tragjedia në Koçan. Rreth 115 pacientë po trajtohen nëpër klinikat e vendit, 22 pacientë tashmë kanë arritur në klinikat jashtë vendit, ndërsa 6 janë në udhëtim për të arritur për shërim jashtë shtetit, ndërsa planifikohet 47 pacient gjithsej të dërgohen jashtë shtetit.

“Në klinikën e Kirurgjisë këtu ndodhen 25 pacientë, në Kirurgjinë e qytetit 24, në klinikën 8 Shtatori gjithashtu ndodhen 24, në Shtip 29 , dhe në Koçan 13. Gjithsej janë 117 pacientë, në ndërkohë jashtë shtetit janë dërguar 13 pacientë…Pacientët tonë që tani më janë dërguar për shërim, disa do jenë në Greqi, disa në Bullgari, në Turqi dhe në Serbi dhe të tjerët do të shërohen këtu”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Të lidhura

None found

Dy spitale private kanë vënë në dispozicion pesë automjetet e tyre për kujdes intensiv dhe për transportimin e pacientëve. Gjithashtu kanë arritur dy autoambulanca nga Serbia, të cilët transportojnë pacientët drejt Nishit, kurse disa ambulanca kanë arritur edhe nga Bullgaria, ndërsa një avion nga Turqia gjithashtu do të transportojë pacientë.

“Meqenëse këto janë djegie që mund të komplikohen, për në ditët në vijim këshilli i mjekëve mendoi se do ishte mirë që të gjithë pacientëve tu bëhej vend në Shkup, ndërsa më kritikët të dërgohen jashtë vendit. Tre pacient u dërguan në spitalin Papanikolaou në Selanik. Ka mbërritur edhe avioni nga Bullgaria atje ka 8 pacientë, pesë më kritikë dhe tre më pak kritikë”, u shpreh Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit Shëndetësor, sipas Alsat.

Gjatë ditës së nesërme për ndihmë do të arrijnë specialistë të djegieve dhe të kujdesit intensiv dhe nga Izraeli, Beograd dhe nga Praga. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë është duke u organizuar transport ajror për të lënduarit më të rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit. Pesë pacientë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga Klinika e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe tre nga Klinika e Traumatologjisë. Në Turqi do të dërgohen për trajtim tre pacientë nga traumatologjia dhe gjashtë nga Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori”. Po ashtu, për në Greqi, me mjete të ndihmës së shpejtë, janë transportuar tre pacientë nga traumatologjia. Me mjete të ndihmës së shpejtë gjithashtu do të transportohen pesë pacientë për në Bullgari dhe pesë për në Serbi.

të fundit

U transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, Erion Veliaj pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer. Sipas informacioneve, pas një…

3 minutes ago

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet llogari nga institucionet

Ka nisur protesta mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave në Kosovë, e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të…

6 minutes ago

Frosinone befason Serie A: Skuadra me kosto të ulët që po jeton një përrallë futbollistike

I gjashti në tabelë dhe me sulmin e tretë më të mirë në ligë, Frosinone e Massimiliano Alvinit është surpriza…

8 minutes ago

DUI seeks political and criminal accountability over Alta Banka case

Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike dhe penale për marrjen në pronësi të ish-Bankës Ekonomike të Manastirit…

13 minutes ago

23 correctional officers from Kosovo begin work in Danish prisons, union raises concerns

23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më herët kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën…

14 minutes ago

More than 300 tons of dust seized from Ferrochrome Plant, environmental agency deems waste highly hazardous; Albchrome investigation continues

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar mbi 300 tonë pluhur industrial të nxjerrë nga Uzina e Ferrokromit, në pronësi të kompanisë…

14 minutes ago