Komisioni Evropian ka reaguar lidhur me rastin e Iva Mihailovës, duke theksuar se Brukseli nuk ndërhyn në çështjet që u përkasin marrëdhënieve dypalëshe.
None found
Në një përgjigje për “TV24”, KE sqaroi se ofrimi i ndihmës konsullore është kryesisht përgjegjësi e autoriteteve kombëtare. Komisionit iu kërkua të komentonte nëse Ministria e Jashtme e RMV-së e kishte informuar për rastin, nëse qëndrimi i autoriteteve bullgare përputhet me detyrimet e Bullgarisë si shtet anëtar i BE-së dhe nëse Brukseli do të kërkojë informacione të tjera për çështjen Mihailova.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian përsëriti se institucioni nuk ndërhyn në çështjet dypalëshe, ndërsa ndihma konsullore mbetet kryesisht në kompetencën e autoriteteve kombëtare.
Shkupi ka kërkuar arrestimin e saj përmes një urdhërarresti ndërkombëtar, por Sofja ka refuzuar ekstradimin, duke iu referuar Konventës Evropiane dhe faktit se nuk ekziston një marrëveshje e ratifikuar. Mihailova u largua nga Maqedonia vetëm disa ditë pas takimit kokë më kokë mes Mucunskit dhe Çamovas.
Ndërkohë, nga Berlini, ministrja e Jashtme bullgare Petrova-Çamova përcolli një mesazh për rëndësinë e vlerave evropiane. Gjatë takimit me homologun e saj gjerman Wadeful, ajo deklaroi se respektimi i të drejtave themelore dhe mosdiskriminimi janë ndër vlerat kryesore të BE-së./Telegrafi/
Java e 13-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut ishte rezervuar edhe për derbin e ekipeve shqiptare, mes…
Gjilani dhe Malisheva kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e…
Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin…
Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për…
Në javën e 14-të të Ligës së Parë turke, Sivasspor nuk mori dot pikë në transfertë ndaj Vanspor FK, e…
Një djalë i mitur është bërë pjesë e protestës kombëtare studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku studentëve…