Categories: maqedoni

KE ngre alarmin për ndërhyrje politike dhe dobësi në drejtësinë e Maqedonisë së Veriut

Komisioni Evropian (KE), në raportin e tij më të ri për sundimin e ligjit, evidenton shqetësime të rënda për gjendjen në Maqedoninë e Veriut. Sipas dokumentit të Brukselit, sistemi gjyqësor është përballur me ndërhyrje dhe presione të drejtpërdrejta nga përfaqësues të pushtetit ekzekutiv. Në fokus të veçantë janë ndryshimet e debatueshme të Kodit Penal, procesi kontrovers i shkarkimit të ish-prokurorit publik dhe niveli i lartë i korrupsionit në prokurimet publike dhe në shëndetësi.

Të lidhura

None found

Raporti thekson se deklaratat kritike të zyrtarëve qeveritarë ndaj institucioneve të drejtësisë janë shtuar. Po ashtu, mënyra e zhvillimit të procedurës për shkarkimin e Kryeprokurorit Publik ka nxjerrë në pah një rrezik të madh të politizimit, proces që përfundoi me dorëheqjen e tij.

Sa i takon Kuvendit, KE vlerëson se janë shënuar përparime të caktuara në rritjen e efikasitetit të punës së legjislativit. Megjithatë, Komisioni Evropian vëren se vazhdon praktika shqetësuese e miratimit të një numri të konsiderueshëm ligjesh të rëndësishme përmes procedurës së shkurtuar.

Në dokumentin zyrtar, Brukseli i përshkruan qartë presionet ndaj pushtetit gjyqësor në vend. KE paralajmëron se ndërhyrjet dhe presionet nga degët e tjera të qeverisjes vazhdojnë të krijojnë shqetësime serioze për ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit. Sipas raportit, përfaqësues të zgjedhur dhe zyrtarë të qeverisë kanë shtuar sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, duke i akuzuar për korrupsion, ndërsa nivelet më të larta qeveritare kanë folur për plane për “spastrimin” e gjyqësorit dhe prokurorisë.

Komisioni vlerëson se deklarata të tilla mund të cenojnë pavarësinë e drejtësisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Gjithashtu, ai nënvizon se procedura për shkarkimin e Kryeprokurorit Publik zbuloi rrezik politizimi dhe mangësi në rregullat që përcaktojnë shkarkimin.

KE i konsideron ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2023 si një ndër pengesat kryesore për ndjekjen e krimit të kryer nga zyrtarët e lartë. Analiza thekson se rastet e korrupsionit të profilit të lartë pothuajse nuk arrijnë asnjëherë deri te një epilog përfundimtar gjyqësor, duke ushqyer te qytetarët perceptimin e pandëshkueshmërisë së plotë.

Puna e Zyrës së Prokurorit Publik në luftën kundër krimit të organizuar vështirësohet edhe nga teknologjia e amortizuar, mungesa e prokurorëve dhe burimet e pamjaftueshme financiare./Telegrafi/

të fundit

Humbi përballë Këlliçit për postin e nënkryetarit të PD-së, Luçiano Boçi e thotë hapur: Votimi nuk ishte i pastër

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar zgjedhjet që u mbajtën për postet drejtuese të Partisë Demokratike, proces pas të…

6 minutes ago

Jhon Duran i propozohet Barcelonës si opsion për repartin ofensiv

Sipas Diario Sport, sulmuesi i Al-Nassrit, Jhon Duran, i është ofruar Barcelonës në ditët e fundit.Krahas objektivit kryesor të klubit…

9 minutes ago

Meloni unveils new security measures: No compensation for those injured while committing crimes

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka sqaruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social X një nga elementet qendrore të projektligjit…

19 minutes ago

Protest Against Rama: Citizens March from Skanderbeg Square to the Prime Minister’s Office: “Arrest Balluku!”

Qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 48-të radhazi kundër qeverisë.…

19 minutes ago

Journalist Osman Stafa reports being followed and having his road blocked after documenting extraction of aggregates from the Shkumbin River

Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim në Policinë e Elbasanit, pasi u përball me një akt intimidimi menjëherë pas…

19 minutes ago

Kosovo Police deny Raška-Prizren Eparchy’s claims of discrimination against Serbs and the Serbian Orthodox Church

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj pretendimeve të publikuara nga Eparkia Rashkë-Prizren, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe…

20 minutes ago