Categories: maqedoni

Katër polakë arrestohen pas dëmtimit të hyrjes së magazinave ushtarake në Tetovë

Katër shtetas të Polonisë janë ndaluar në Tetovë, pasi dyshohet se dëmtuan derën hyrëse të magazinave ushtarake në zonën e Erebinës.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, ngjarja është raportuar më 28.09.2026, rreth orës 18:24, nga Policia Ushtarake e URMV-së. Në denoncim thuhet se në hapësirën ku ndodhen magazinat ushtarake, disa persona që lëviznin me katërrotorë (ATV) dëmtuan derën e objektit.

Personeli ushtarak në detyrë ndaloi katër persona, të gjithë shtetas polakë: H.M.A. (55), D.K.V. (55), K.V. (41) dhe K.J.R. (36). Ndërkohë, tre persona të tjerë që përdornin katërrotorë u larguan dhe janë shpallur në kërkim.

Të ndaluarit u privuan nga liria për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të paraparë në nenin 350 të Kodit Penal, “hyrje epaautorizuar në objekte ushtarake”.

Policia po vijon veprimet për lokalizimin e tre personave të tjerë. Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ndërmerren parashtresat përkatëse, bëri të ditur SPB Tetovë./Telegrafi/

Tags: Spb tetovë

të fundit

Një profil rus e kërcënon publikisht Ramush Haradinajn

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pranuar një kërcënim në rrjetet sociale përmes një profili të dyshimtë nga një person…

56 seconds ago

Plagosje me mjet prerës në Maliq, dy persona konfliktohen për bagëtitë

Mesditën e sotme, një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një…

3 minutes ago

Përplasja FIFA-UEFA thellohet, Infantino përballet me akuza dhe kundërakuza

FIFA ka ndërmarrë një sulm të ashpër ndaj UEFA-s, duke e akuzuar organizatën evropiane për zhvillimin e një “fushate dezinformimi”…

4 minutes ago

Michel Salgado nis një aventurë të re në Brazil, do të drejtojë klubin nga kategoria e katërt

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Michel Salgado, ka treguar arsyen që e bindi të pranonte një sfidë të papritur në Brazil,…

5 minutes ago

Albanians For America: Fjalimi i Vuçiqit në OKB nuk e rishkruan dot historinë e Kosovës

Organizata “Albanians For America” ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve…

9 minutes ago

Sela: Kasami, Mexhiti dhe çdo qytetar shqiptar duhet të jenë në protestat për UÇK-në

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të përbashkët të shqiptarëve në protestat e paralajmëruara për…

13 minutes ago