Pas më shumë se 15 vitesh, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) në Tetovë tashmë i kanë marrë pagat dhe kontributet e tyre. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi se aktualisht nuk ka më paga të prapambetura.
None found
Këtë zhvillim, Kasami e shënoi në Sheshin „Iliria“, në prani të drejtorit të NPK-së, Samet Bislimi, dhe punëtorëve të ndërmarrjes.
“Për herë të parë pas më shumë se 15 vitesh, punëtorët e NPK-së i kanë pagat dhe kontributet e paguara. Nuk ka asnjë pagë të prapambetur”, deklaroi Kasami.
Kryetari i Tetovës shprehu mirënjohje për drejtorin Samet Bislimi, duke vlerësuar angazhimin dhe punën e tij. Falënderim të veçantë ai pati edhe për punëtorët e NPK-së, të cilët, sipas tij, pavarësisht kushteve të vështira, kanë vijuar për vite me radhë t’u shërbejnë qytetarëve.
“Sot ata kanë atë që u takon: pagë të paguar, kontribute të paguara dhe dinjitet në punë!”, theksoi Kasami.
Ai tha se pagesa e pagave dhe kontributeve përbën një nga rezultatet e ndryshimeve të premtuara nga udhëheqja e re e Komunës së Tetovës.
Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmoi se suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi si dhe që…
Ministria e Drejtësisë, ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për takimin e së ngarkuarës me punë të kësaj…
E premtja, 30 tetor, është shpallur ditë greve e përgjithshme në Itali nga Unioni Sindikal Bazë (USB). Protesta synon të…
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, i cili u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në…
Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik në Afrikë, ka përfunduar me 1,462 arrestime dhe rikuperimin e më shumë…