Autoritetet e Malit të Zi kanë vënë në pranga shtetasin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Andrej Tanaskovski, i cili ishte në kërkim për tentativë vrasjeje ndaj Marko Ljubishës, figurë e njohur me nofkën “Kan”. Lajmi u bë i ditur nga mediat vendase, të cilat iu referuan burimeve të shumta brenda Departamentit të Policisë.
None found
Bazuar në të dhënat e siguruara, i riu u lokalizua dhe u arrestua në një strehë të fshehtë në lagjen Vidrovan të Nikshiqit. Në të njëjtin operacion ra në pranga edhe 34-vjeçari Neno Markovic, banor i këtij qyteti, i cili dyshohet se e fshehu të dyshuarin nga forcat e rendit pas ngjarjes së rëndë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 gusht 2025, në kompleksin turistik “Maestral” në Budva. 19-vjeçari Tanaskovski dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dy herë në drejtim të 56-vjeçarit Marko Ljubisha-Kan, i cili identifikohet si pjesëtar i klanit të “Shkaljarit”, brenda kartelit të njohur ballkanik të narkotikëve.
“Për personin me inicialet A.T. ishte shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes në tentativë. Ai ka qëlluar dy herë mbi viktimën, duke i shkaktuar plagë në kokë shtetasit M.L. Përveç kësaj, i dyshuari përballet edhe me akuzat për mbajtje pa leje të armës dhe falsifikim dokumenti. Hetimet tregojnë se A.T., në fazën e përgatitjes së sulmit, kishte përdorur një letërnjoftim të falsifikuar me inicialet J.G. nga Serbia, me anë të së cilës ishte sistemuar në një hotel pranë vendit të krimit”, bëri të ditur komunikata e policisë malazeze.
Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore prej 42 kilometrash. Në…
Fenomeni klimatik El Niño pritet të shkaktojë pasoja të rënda në mbarë botën, ndërsa parashikimet flasin për një nga episodet…
Futbolli është ëndrra e shumë fëmijëve në Kosovë, por ndjekja e kësaj ëndrre po shoqërohet me shpenzime gjithnjë e më…
Jeep ka nxjerrë në ankand një model të veçantë të Wrangler Commando 392, me fuqi prej 705 kuaj-fuqish, ndërsa të…
Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore prej 42 kilometrash. Në…
Kombëtarja e Irlandës ka kthyer përqendrim te përballja vendimtare me Kosovën, e cila zhvillohet të martën në Dublin, në kuadër…