SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Debërcës, Zoran Nogaceski, dhe ish-udhëheqësit të Departamentit për Urbanizëm dhe Veprimtari Publike, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”.
None found
Sipas njoftimit të MPB-së, bëhet fjalë për 60-vjeçarin Z.N. nga fshati Volinë dhe 43-vjeçarin I.M. nga fshati Mesheishtë.
Hetimet lidhen me vitin 2024, kur Z.N. ishte në detyrën e kryetarit të Komunës së Debërcës. Ai dyshohet se, pa realizuar mbikëqyrjen e detyrueshme dhe duke mos i përmbushur me përgjegjësi kompetencat zyrtare, ka firmosur leje për ndërtimin e paneleve fotovoltaike.
Lejet, sipas policisë, u dhanë për një person juridik nga Shkupi, megjithëse ish-kryetari dyshohet se ishte në dijeni se kompania nuk dispononte të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga organi kompetent.
Edhe i dyshuari i dytë dyshohet se ka pasur rol në këtë procedurë. Në atë kohë, ai drejtonte Departamentin Komunal për Urbanizëm dhe Veprimtari Publike dhe, sipas MPB-së, ishte personi që përgatiti lejet e më pas të nënshkruara nga kryetari i atëhershëm i komunës.
“Gjatë vitit 2024, i kallëzuari i parë, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Debërcës, duke mos kryer mbikëqyrjen e detyrueshme, si dhe duke vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të tij, kishte nënshkruar leje për ndërtimin e paneleve fotovoltaike për një person juridik nga Shkupi, edhe pse e dinte se personi juridik nuk posedonte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të lëshuar nga organi kompetent”, njoftuan nga MPB-ja.
Policia thekson se dokumentet ishin hartuar nga ish-udhëheqësi i departamentit, ndërsa miratimi përfundimtar ishte dhënë përmes firmës së kryetarit të komunës.
Materialet kundër të dyshuarve i janë dërguar prokurorisë kompetente, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”.
Ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë autoboti i ujit. Hyrja e Kryeminstrisë u bllokua nga protestuuesit të cilët kërkojnë arrestimin…
Tensione para Kryeministrisë, policia përplaset me protestuesit, tenton t’i largojë duke i shtyrë Forca të shumta policie janë vendosur para…
Ish-kryetari i Komunës së Debarcës, Zoran Nogaceski, është kallëzuar penalisht nën dyshimin për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, pasi, sipas…
Pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun…
Leon Pohlus Leon Pohlus ka konfirmuar zyrtarisht përfundimin e aventurës së tij te Vllaznia [...]Read More...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri jo-rezident të Australisë në Republikën e…