Categories: maqedoni

Kallëzim penal ndaj tre personave dhe një kompanie për dëmtimin e “Kombinatit të Duhanit” me mbi 54 mijë euro

SPB Manastir ka paraqitur kallëzime penale ndaj tre personave dhe një personi juridik, të dyshuar për përfshirje në një skemë të shitjes së hekurit të mbeturinave. Sipas autoriteteve, dëmi i shkaktuar “Kombinatit të Duhanit” në Prilep kap vlerën e mbi 3.3 milionë denarëve, ose 54.263 euro.

Të lidhura

None found

Rasti dyshohet se ka nisur gjatë tremujorit të parë të vitit 2022. Me një propozim verbal të drejtorit të atëhershëm ekzekutiv, L.B., i cili duhej të merrej me këtë çështje, dyshohet se ka marrë përsipër shitjen e materialeve të mbeturinave, ndonëse detyra i takonte referentit për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas njoftimit të MPB-së, L.B., 59 vjeç nga Prilepi, gjatë viteve 2021/2022 ishte koordinator i grupit për sigurim në SHA “Kombinati i Duhanit”. Në të njëjtën periudhë, K.S., 60 vjeç, ushtronte detyrën e drejtorit ekzekutiv të përgjithshëm. I dyshuari i tretë, J.D., 41 vjeç, është pronar dhe administrator i një kompanie nga fshati Konjara e Vogël, e cila ishte e autorizuar për blerjen dhe shitjen e materialeve të mbeturinave.

Në shkurt të vitit 2022, L.B., në bashkëpunim të dyshuar me J.D., ka fshehur të paktën 185 mijë kilogramë hekur të mbeturinave nga njësia e punës “Zavodi-Majuçishte”. Sipas hetimit, sasia nuk është evidentuar në llogaritë e “Kombinatit të Duhanit”, por i është dorëzuar dhe shitur kompanisë nga Konjara e Vogël, me çmim dy denarë më të lartë për kilogram.

MPB-ja bën të ditur se, në vend që pagesat të depozitoheshin në llogarinë e SHA “Kombinati i Duhanit” – Prilep, kompania nga fshati Konjarë e Vogël ka përgatitur fletë fiktive blerjeje. Dokumentet pretendohet se janë hartuar për rreth 25 mijë kilogramë hekur për person, në emër të tetë personave fizikë që ishin të afërt me të dyshuarin e parë.

Paratë, sipas policisë, janë kaluar më pas në llogaritë bankare të shtatë personave fizikë dhe në llogarinë personale të L.B. Pas tërheqjes së shumave në cash, ato dyshohet se i janë dorëzuar të dyshuarit të parë. Në total, në llogaritë e personave të përfshirë janë transferuar 3.338.328 denarë, shumë që përbën dëmin e shkaktuar ndaj Kombinatit, sipas MPB-së. Ndërkohë, kompania nga Konjara e Vogël i ka paguar “Kombinatit të Duhanit” gjithsej 1.274.560 denarë për hekurin e mbeturinave.

Për L.B. është ngritur kallëzim penal për “përvetësim në shërbim”, “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”. K.S. akuzohet për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, ndërsa J.D. për “fshehje” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”. Edhe personi juridik është kallëzuar për veprën penale “fshehje”, njofton MPB.

të fundit

85-vjeçari i aksidentuar në Elbasan ndërron jetë pas disa orësh

Ka ndërruar jetë 85-vjeçari Selman Bardhi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. I moshuari nuk…

1 second ago

Këlliçi dënon ndërhyrjen policore te Kryeministria: Më 28 nëntor, të rinjtë t’i tregojnë Ramës se po i vjen fundi

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore gjatë protestës së sotme te…

36 seconds ago

Tobacco collection begins at 435 denars per kilogram

Nga sot ka nisur grumbullimi i duhanit, me çmim fillestar prej 435 denarësh për kilogram për klasën e parë, 15…

8 minutes ago

Three dead after plane crashes in Arizona National Park

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik ajror në Parkun Kombëtar në Arizona. [...] Read More... The post…

8 minutes ago

SHBA-ja sulmon me avionë bazën raketore në ishullin strategjik të Qeshmit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj Iranit, duke shënjestruar një bazë për lëshimin e raketave në…

8 minutes ago

Activist accuses police of violence against women and girls at protest and calls on citizens to join November 28 rally

Një prej aktivistëve pjesëmarrës në protestën e sotme ka denoncuar përdorimin e dhunës nga Policia ndaj qytetarëve, duke theksuar se…

9 minutes ago