Categories: maqedoni

Shkatërrohet grupi kriminal për kontrabandë dhe korrupsion në Maqedoni, arrestohen gjashtë persona dhe konfiskohen mbi 100.000 euro

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka zbuluar dhe shpërbërë një grup kriminal të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe vepra korruptive. Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj tetë personave, ndërsa gjatë aksionit janë sekuestruar mbi 100.000 euro, barna, suplemente dhe prova të tjera materiale.

Të lidhura

None found

Aksioni u zhvillua më 21.09.2026, nën drejtimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK). Zyrtarët e Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në bashkëpunim me Departamentin për Operacione Speciale Policore – Njësia për Shpërndarje të Shpejtë, ndërmorën operacionin për goditjen e grupit të përfshirë në kontrabandë dhe korrupsion.

Bastisjet, të realizuara me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, u kryen në disa adresa në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli. Gjatë tyre u arrestuan gjashtë persona dhe u gjetën e u sekuestruan më shumë se 100.000 euro, 16 pllaka me ngjyrë ari, cigare dhe duhan pa pulla akcize, një sasi e madhe barnash e suplementesh të futura ilegalisht në vend, telefona celularë dhe sende të tjera.

Kallëzimi penal pranë PTHP NKOK është dorëzuar ndaj M.S. (52) nga Tetova, Z.S. (42) nga Gjevgjelia, A.S. (38) nga Shkupi, B.L. (46) nga Tetova, E.A. (55) nga Shkupi, D.Xh. (46) nga Tetova, B.A.K. (34) dhe S.S. (42), të dy nga R. e Turqisë. Ata dyshohen për disa vepra penale, përfshirë kontrabandën, fshehjen e mallrave të kontrabanduara, shmangien e pagesës së akcizës, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, prodhimin dhe hedhjen në qarkullim të mjeteve të dëmshme për mjekim, si dhe larjen e parave dhe pasurisë së përfituar nga vepra penale.

Sipas dyshimeve, gjatë viteve 2024-2026, M.S., i denoncuari i parë, ka organizuar futjen e paligjshme, magazinimin dhe rishitjen e mallrave që i nënshtrohen akcizës, konkretisht cigareve dhe duhanit. Përmes ryshfetit ndaj zyrtarit doganor Z.S., anëtarëve të grupit u është mundësuar kalimi i këtyre mallrave përmes vijës doganore pa deklarim dhe pa pagesën e detyrimeve ligjore. Në të njëjtën mënyrë dyshohet se në vend janë futur ilegalisht edhe barna dhe suplemente të destinuara për shitje.

MPB-ja bëri të ditur se këto veprime kanë shkaktuar dëm material në buxhetin e shtetit, pasi janë shmangur në vlerë të konsiderueshme detyrimet doganore, akciza dhe tatimi mbi vlerën e shtuar. Po ashtu, hedhja në qarkullim e disa produkteve pa miratim, udhëzim dhe recetë ka krijuar rrezik për shëndetin e njerëzve./Telegrafi/

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Rrëzohet helikopteri ushtarak S-70 në Malatja të Turqisë, vdesin katër ushtarakë

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në Turqi, ku një helikopter ushtarak i tipit S-70 është rrëzuar në provincën…

53 seconds ago

Trump paralajmëron Meksikën: Tarifat do të dyfishohen nëse karvani i emigrantëve nuk ndalet

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me masa të reja ekonomike ndaj Meksikës, duke paralajmëruar dyfishimin e tarifave tregtare nëse…

1 minute ago

Public Revenue Office publishes debtor list: 5,200 citizens and companies owe more than 14 billion denars

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar listën e fundit të debitorëve të nëntorit, e cila përfshin një total…

9 minutes ago

Nine members of Somali delegation disappear after visit to Kosovo, Pristina authorities seek answers from Somalia

Nëntë persona që kishin ardhur në Kosovë në kuadër të një delegacioni zyrtar nga Somalia nuk janë kthyer së bashku…

10 minutes ago

Kurti holds first meeting with Hungarian Prime Minister Péter Magyar

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të Samitit…

10 minutes ago

Meta accuses Yuri Kim and Charles McGonigal of influencing SPAK investigation; Kryemadhi backs his claims

Ish-presidenti Ilir Meta, i paraburgosur për tre akuza, përsëriti versionin e tij se hetimi i SPAK-ut ndaj tij është ndikuar…

10 minutes ago