Categories: maqedoni

Janevska: Më 1 shtator, të gjithë nxënësit do të pajisen me mjete mësimore, ndërsa furnizimi me tekste sigurohet në kohë për të tretin vit rresht

Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë garantuar për të tretin vit me radhë furnizimin dhe shpërndarjen në afat të teksteve shkollore për të gjithë nxënësit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit në Maqedoni, këtë herë i gjithë procesi ka nisur edhe më herët se në dy vitet e kaluara, në dallim të madh nga shtatë vitet e qeverisjes së mëparshme, kur, siç kujtohet, në disa periudha mungonin plotësisht tekstet e shtypura.

“Vlerësoj se më në fund kemi sistem të qëndrueshëm për furnizimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore dhe se kjo çështje, të cilën e trashëguam të pazgjidhur, është zgjidhur tashmë. Mori kohë, por ishte e domosdoshme ta tejkalonim, si dhe çdo problem tjetër që e hasëm. Si Qeveri dhe si Ministri, vazhdojmë të fokusohemi në aspekte të tjera të arsimit, në drejtim të ngritjes së cilësinë e procesit edukativo-arsimor”, deklaroi Janevska.

Të lidhura

None found

Ajo bëri të ditur gjithashtu se gjatë këtij viti janë zhvilluar trajnime për shërbimet e shkollave, me qëllim që aplikacioni elektronik për porositjen e teksteve të plotësohej siç duhet, ndërsa shkollat, sipas saj, e realizuan me sukses këtë obligim.

Gjatë muajit prill u siguruan dhe u shpërndanë komplete krejtësisht të reja tekstesh për klasat nga e para deri në të tretën, me një tirazh prej afro 250 mijë kopjesh. Në njoftim thuhet se gjatë periudhës dyvjeçare, falë çmimeve më të ulëta të arritura në shtypje, janë kursyer rreth 45 milionë denarë.

“Gjatë ditëve në vijim do të fillojë edhe shpërndarja e teksteve shkollore për klasat e katërta dhe klasat më të larta në arsimin fillor dhe të mesëm. Porositë janë bërë, tekstet shkollore po shtypen për të gjitha lëndët, përfshirë edhe tekstet në të gjitha gjuhët e huaja, të cilat nuk ishin viteve të fundit, ndërsa nga viti i kaluar janë në dispozicion. Përjashtim do të bëjnë tekstet shkollore për klasën e nëntë dhe për vitin e tretë të arsimit të mesëm, sepse në këto klasa, në përputhje me planin etapues për reformimin e sistemit arsimor, është paraparë që vitin e ardhshëm të hartohen programe të reja mësimore dhe, në përputhje me to, edhe tekste të reja shkollore”, deklaroi Janevska./Telegrafi/

të fundit

Mbappe është zgjedhja ime” – Okocha parashikon fituesin e Topit të Artë

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…

36 seconds ago

Përplasje në aksin Berat–Ura e Kuçit/ 40-vjeçari me biçikletë goditet nga automjeti, drejtuesi largohet

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

9 minutes ago

Justin Timberlake publikon momente romantike me Jessica Biel, mes tyre edhe një puthje

Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga jeta private, duke publikuar në rrjetet sociale…

14 minutes ago

Fiat sjell konceptin Multiplay, një automjet që bashkon SUV-in, minibusin dhe pickup-in

Fiat ka prezantuar konceptin e ri Multiplay, një automjet inovativ që kombinon karakteristikat e SUV-it, minibusit familjar dhe pickup-it. Koncepti…

16 minutes ago

Juventusi barazon 1-1 në fushën e Cagliarit, Zhegrova aktivizohet pas pushimit

Juventusi ka barazuar 1-1 në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A, duke…

19 minutes ago

Zelensky denounces Russian attacks on energy infrastructure after Trump’s ceasefire announcement

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…

38 minutes ago