Një punonjës i Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip është nën hetim policor, pasi dyshohet se ka ndryshuar pa autorizim notat dhe rezultatet e provimeve në sistemin kompjuterik të universitetit.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se Ministria e Brendshme dhe organet e drejtësisë po veprojnë në bazë të raportimit për rastin. Ajo u bëri thirrje qytetarëve dhe studentëve të denoncojnë çdo veprimtari të paligjshme.
None found
Sipas Janevskës, individë që përpiqen të abuzojnë me sistemin do të ketë gjithmonë, ndaj rëndësi ka që policia dhe drejtësia të bëjnë punën e tyre. Ajo tha se personi është identifikuar, hetimi po vazhdon dhe ai do të përballet me të gjitha pasojat e veprimeve të paligjshme që ka kryer.
Ministrja theksoi se digjitalizimi nuk e përjashton mundësinë e abuzimit nga njerëzit. Për këtë arsye, sipas saj, veprimet e paligjshme duhet të zbulohen dhe të sanksionohen në kohë.
Janevska shpjegoi se, megjithëse fakultetet përdorin sisteme elektronike, pas tyre punojnë njerëz dhe shkeljet mbeten të mundshme. Ajo tha se zbulimi i këtij rasti ka rëndësi si për parandalimin e abuzimeve, ashtu edhe për t’u dhënë një mesazh atyre që mund të mendojnë të veprojnë njësoj. Ministrja shtoi se ka pasur edhe më parë raportime: në çdo rast të raportuar ka vepruar SPE (Inspektorati Shtetëror i Arsimit), ndërsa për disa raste po zhvillohen procedura gjyqësore, përfundimi i të cilave mbetet për t’u parë. Sipas saj, LSI nuk ka arsye të ndërhyjë në këtë rast, pasi po vepron policia.
Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…
Avokatët e Christa Pike, 50-vjeçares që i mbijetoi një ekzekutimi të dështuar në shtetin e Tennessee-s, kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente…
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me…
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…
Ky produkt i zakonshëm mund të ketë disa përdorime praktike gjatë udhëtimit, për të cilat ndoshta nuk keni menduar më…