Categories: maqedoni

Janevska paralajmëron gjoba për prindërit e fëmijëve që kryejnë dhunë mes bashkëmoshatarëve

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se prindërit e fëmijëve që ushtrojnë dhunë ndaj bashkëmoshatarëve do të ndëshkohen me gjoba.

Të lidhura

None found

Sipas saj, në procedurë parlamentare ndodhen ndryshime ligjore që parashohin masa ndëshkuese për prindërit dhe kujdestarët e atyre fëmijëve për të cilët konstatohet se kanë kryer dhunë mes bashkëmoshatarëve në shkollë.

Janevska theksoi se në shumë familje mungon elementi edukativ dhe vlerësoi se, pa përfshirje më të madhe të prindërve, parandalimi i suksesshëm i dhunës mes bashkëmoshatarëve nuk mund të arrihet.

“Shumë familjeve u mungon pikërisht ai komponent edukativ, i cili është baza për rritje të shëndetshme. Rasti i fundit i dhunës nga bashkëmoshatarët tregoi fëmijë me mungesë empatie dhe vlera të shtrembëruara. Disa e shpërthejnë dhunën ndaj një fëmije, ndërsa të tjerë qëndrojnë mënjanë, filmojnë dhe argëtohen në vend që ta ndihmojnë”, u shpreh Janevska.

Në domenin publik është publikuar një video e dhunës mes bashkëmoshatarëve në Aerodrom./Telegrafi/

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

2 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

2 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

2 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

2 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

3 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

3 hours ago