Për Iva Mihaillovën (23) nga Koçani, e akuzuar në një proces gjyqësor për një aksident trafiku me pasoja fatale në Koçan, Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.
None found
Sipas njoftimit të MPB-së, Mihaillova Iva (23), vajza e Simeonit dhe Hristinës, të dy nga Koçani, është shpallur në kërkim me urdhërarrest qendror dhe ndërkombëtar. Urdhërarresti mbështetet në kërkesën e Gjykatës Themelore të Koçanit për vepër penale sipas nenit 300 paragrafi 4 dhe nenit 297 paragrafi 3 të Kodit Penal.
Televizioni bullgar BTV raportoi në mëngjes se Mihailova kishte kaluar kufirin maqedono-bullgar së bashku me avokatin e saj bullgar, Nikolaj Dimitrov. Duke folur për këtë televizion, ajo e shpjegoi vendimin për t’u kthyer në Bullgari me përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore.
Për rastin reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, e cila bëri të ditur se nuk kishte pasur informacion paraprak dhe pretendoi se nuk ishte përfshirë në organizimin e kthimit të saj në Bullgari.
Pas raportimeve të disa mediave se Mihaillova ishte pritur me nderime të larta në Bullgari, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut e thirri sot ambasadorin bullgar në një bisedë zyrtare, për t’i kërkuar llogari lidhur me pritjen e saj. /Telegrafi/
Te skuadra e Trabzonsporit kanë marrë një lajm të mirë sa i përket futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi.…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe është marrë…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe SportitMinistri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka dhënë më shumë detaje për “Projektligjin…
"Jam e bindur se nuk do ta kemi më këtë problem, ndërsa universiteti dhe fakultetet do të kenë energji elektrike",…
Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp. Siç…
Me ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, do të hapet xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo përballje,…