“Pas çdo karcinomi qëndron një nënë, një femër, një grua dhe, mbi të gjitha, një jetë njerëzore”, deklaroi për TVM2 onkologu Ilir Ismaili gjatë muajit rozë, periudhës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
None found
Ai u bëri thirrje grave që të nisin me vetëkontrollin dhe më pas të kryejnë eko dhe mamografi të gjirit, pasi zbulimi në kohë i sëmundjes mundëson shërim të plotë të pacientëve.
Sipas Ismailit, shfaqja e karcinomës së gjirit lidhet me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa origjina e saktë e saj nuk dihet gjithmonë. Në grupin e faktorëve të brendshëm përfshihen ndikimet endokrine, menstruacionet e hershme, menopauza e vonshme, lindja e fëmijëve në mosha më të avancuara, si dhe mosushqyerja me gji edhe në rastet kur gruaja ka lindur fëmijë dhe ka pasur qumësht. Ai përmendi gjithashtu përdorimin e preparateve të ndryshme hormonale dhe mënyrën e jetesës.
Ndër faktorët e jashtëm, onkologu renditi konsumin e alkoolit, duhanin, mungesën e aktivitetit fizik dhe stresin. Sipas tij, kombinimi i këtyre faktorëve mund të ndikojë në shfaqjen e karcinomës së gjëndrës së gjirit.
Shpresë për pacientet përcolli edhe kirurgu turk Omer Bender, i cili mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Shkup në kuadër të muajit rozë dhe ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Ai theksoi se kanceri i gjirit është i shërueshëm, veçanërisht kur zbulohet në fazat e para, dhe u bëri thirrje grave të mos kenë frikë nga kontrollet. Bender shtoi se, edhe në rastet kur humbet gjiri, metodat e reja estetike bëjnë të mundur që ndërhyrja të mos dallohet.
Ilir Ismaili tha se RMV-ja ka procedura të mirëfillta diagnostikuese dhe se çdo pacient ka mundësi e qasje në këto shërbime. Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë harton planprogramin dhe librin e karcinomës, përmes të cilave do të përcaktohet në mënyrë statistikore numri i pacientëve të diagnostikuar me karcinomë të gjëndrës së gjirit në vend, dokumente që, siç theksoi ai, mungojnë në shtetet përreth.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë janë intensifikuar në zonën pranë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës në…
Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 18:30 ka arritur në…
Vijojnë tensionet në protestën e gjashtë kundër qeverisë. Protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarre në drejtim të parlamentit. Gjithashtu, molotov…
Protestuesit i kanë vendosur zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pas kësaj, policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës. Protestuesit…
Momenti kur shënon Mirlind DakuSpartaku i Moskës është duke fituar pastër 3-0 përballë Rubin Kazan, ndeshje e vlefshme për javën…
Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën…