Categories: maqedoni

ISHP: U arrit pragu epidemiologjik i gripit, Tetova dhe Shkupi kryesojnë rastet

Numri i të prekurve nga gripi dhe infeksionet e ngjashme me të po rritet në Maqedoni, ku gjatë vetëm një jave u raportuan 154 raste, ndërsa një javë më parë ishin 112. Të dhënat më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) tregojnë se përqendrimi më i madh i rasteve është në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë.

Në krahasim me javën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 117 raste, tani numri është 31.6 për qind më i lartë.

Të lidhura

None found

Megjithëse aktiviteti i gripit mbetet ende i ulët, ISHP njofton se tashmë është arritur pragu epidemiologjik që shënon hyrjen në sezonin e gripit.

Gjatë periudhës 9–15 nëntor, në Tetovë u raportuan 49 raste, në Shkup 38 dhe në Kumanovë 19. Sipas moshës, 102 pacientë ishin nga 15 deri në 64 vjeç, 30 ishin fëmijë nën 14 vjeç dhe 22 ishin persona mbi 65 vjeç.

Që nga nisja e sezonit, janë regjistruar gjithsej 609 raste, ndërsa në të njëjtën periudhë të sezonit paraprak numri ishte 571. Vetëm në Tetovë deri tani janë raportuar 198 raste.

Prej 64 mostrave të paraqitura javën e kaluar në laboratorin e ISHP-së, katër rezultuan pozitive për gripin e tipit A dhe tre për koronavirus. Që nga fillimi i sezonit, laboratori ka konfirmuar 22 mostra pozitive të gripit.

Ndërkaq, Klinika e Sëmundjeve Pulmonare në Kozle kryen çdo ditë deri në 150 ekzaminime për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa rreth pesëdhjetë fëmijë po trajtohen në spital. Pacienti më i ri i shtruar është një foshnjë 40 ditëshe. Dy fëmijë kanë konfirmuar gripin, por asnjëri prej tyre nuk ka pasqyrë të rëndë klinike.

Drejtoresha e Klinikës Kozle, Boshkovska, deklaroi më 19 nëntor se personat e shtruar në spital kanë pneumoni dhe bronkit obstruktiv.

të fundit

Student List demands revision of agreements with Kosovo; EU recalls Serbia’s obligations

Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se…

18 seconds ago

Haxhiu unveils work plan for the 2027–2030 Parliamentary Agenda on women’s issues and gender equality

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Kuvend është prezantuar projektplani i punës për…

36 seconds ago

10-year prison sentence for 60-year-old who randomly chose his victim and stabbed her in the back in Milan

Një 60-vjeçar është dënuar me 10 vite burg në Milano të Italisë, pasi goditi me thikë në shpinë një grua…

53 seconds ago

Tragedy with 28-year-old Albanian in Germany: his aunt tells how father had to take a loan to bring his son’s body home

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës, në një kamp…

1 minute ago

Ethnic and gender structure of 204 officials elected and appointed by the Assembly

Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar një pasqyrë statistikore të përbërjes gjinore dhe etnike…

1 minute ago

Albi Qamili accused by Levica of securing votes for street renaming changes in Tetovo

Partia Levica ka reaguar ndaj zv/kryetarit të Komunës së Tetovës, Albi Qamili, njëherësh kryetar i Komisionit për riemërimin e rrugëve,…

2 minutes ago