kosovë

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga gjithë Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar ndalimin e importit të deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë, pas konfirmimit të rasteve të shumta të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndryshuar masën e ndalesës së së pakohshme, për import të ruminatëve të vegjël dele dhe dhi. AUV thekson se nga sot masa e ndalesës vlen për gjithë territorin e Shqipërisë.

Të lidhura

None found

“Pas rivlerësimit të situatës, lajmërimeve për konfirmime të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) edhe në regjione tjera, AUV ngrit masën kufizuese për tërë territorin e Shqipërisë, me qellim të parandalimit të përhapjes. Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import.

Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinjë”, thuhet në njoftimin e AUV.

AUV shton se PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e sëmura, ndërsa burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet.

“Shenjat klinike përfshijnë: temperaturë të lartë, rrjedhje nga hunda, inflamacion të syve, ulje të oreksit, diarre dhe në raste të rënda, ngordhje. Kjo sëmundje nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik”, shton AUV.

Autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës.

“AUV, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, do të ndjekë nga afër situatën dhe do të ndërmarrë të gjitha masat preventive të nevojshme. Gjithashtu, do të informojë rregullisht fermerët dhe publikun për zhvillimet e mëtejshme. Në ketë fazë, fermerët mbajtës të deleve dhe dhive duhet të pengojnë çfarëdo kontakti të bagëtive të tyre me fermat nga Shqipëria ne kullosat e brezit kufitar”./ Monitor

të fundit

Ligji për Specialen rikthehet në Kuvend, ekspertët kërkojnë kujdes për pasojat ndërkombëtare

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar pritet të rikthehet në vëmendjen e Kuvendit të Kosovës,…

14 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro, do të këmbehet me 90.5 lekë në blerje dhe 91.2 lekë në…

22 minutes ago

Çmimet në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Nëse ke 100 euro për të blerë produkte ushqimore në Tiranë, me të njëjtën shumë mund të blesh rreth 46%…

30 minutes ago

Notat e Kombëtares/ Asllani më i miri në fushë, Hysaj dhe Muçi plotësojnë “podiumin”

Kombëtarja shqiptare mori një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën…

40 minutes ago

Unsettled weather conditions / Weather forecast for November 13, 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.…

42 minutes ago

Assembly to resume session today, with vote on law governing Specialist Chambers expected

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi…

43 minutes ago