Categories: maqedoni

Hoxha takon fermerët në Çashkë dhe Veles: Përparimi rural mbështetet te banorët që punojnë çdo ditë në fshat

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, zhvilloi një vizitë pune në fshatrat e Komunës së Çashkës dhe të Velesit, ku u takua me prodhues të duhanit dhe orizit, me blegtorë, si edhe me fermerë të profileve të ndryshme.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të aktiviteteve të rregullta në terren, me synim forcimin e komunikimit me komunitetet rurale dhe promovimin e mundësive që ofrohen për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Të lidhura

None found

Gjatë qëndrimit në terren, Hoxha bisedoi drejtpërdrejt me fermerët në shtëpitë, oborret dhe lokalet e fshatrave, duke u njohur nga afër me angazhimin e tyre të përditshëm dhe me interesimin që ata kanë për masat dhe programet mbështetëse të Ministrisë.

Në këto takime u fol për mundësitë e zgjerimit të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, për investimet në ferma, si dhe për shfrytëzimin e programeve që janë në dispozicion të sektorit bujqësor.

Hoxha vlerësoi se kontakti i drejtpërdrejtë me fermerët është mënyra më e mirë për të kuptuar nevojat reale në terren dhe për ta orientuar mbështetjen aty ku ajo jep rezultatet më të mëdha.

të fundit

Lufta në Ukrainë vijon, Polonia shqyrton zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit ndërsa rriten tensionet pas sulmit në Libi

Lufta në Ukrainë vijon pa shenja të ndërprerjes së luftimeve, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Sulmet…

12 minutes ago

Mattel prezanton Barbie-n e dytë kushtuar Mariah Carey-t, me frymëzim nga hiti i Krishtlindjeve

Mariah Carey do të ketë një tjetër kukull Barbie të krijuar në nder të saj. Mattel ka prezantuar modelin e…

13 minutes ago

Reali dhe Barcelona mbajnë gjallë synimin për të transferuar Haalandin

Real Madridi dhe Barcelona nuk kanë hequr dorë nga ideja për të transferuar Erling Haalandin, duke shpresuar që të realizojnë…

18 minutes ago

Mbi 100 gjoba ndaj protestuesve, Policia i drejtohet Gjykatës Administrative: Të ekzekutohen masat e marra

Policia e Tiranës ka nisur procedurat ligjore për ekzekutimin e mbi 100 gjobave të vendosura ndaj personave që morën pjesë…

18 minutes ago

Pacolli: Restaurimi i lumenjve nis në katër komuna për të ulur rrezikun e përmbytjeve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka nisur një fazë e re e…

19 minutes ago

SSO: Electricity produced domestically met 96.6 percent of consumption in Macedonia

Konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vend në shtator të vitit 2026, ishte 448.847 megavat orë (MWh), i gazit…

19 minutes ago