Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, qëndroi për vizitë në bletoren e familjes Ismaili në Frëngovë të Strugës, ku pa nga afër punën dhe përkushtimin e bletarëve, si edhe peshën që ka bletaria në zhvillimin e bujqësisë.
Në këtë takim u fol për vështirësitë dhe mundësitë e këtij sektori, ndërsa u vu në dukje edhe rëndësia që kanë bletët në pllenimin e kulturave bujqësore, në rritjen e prodhimtarisë dhe në ruajtjen e ekosistemit.
None found
“Bletët na kujtojnë se puna e organizuar sjell rezultate. Në një koshere secila e ka rolin e vet dhe kontribuon për të mirën e përbashkët. Kjo është një vlerë nga e cila mund të mësojmë të gjithë”, theksoi Hoxha.
Ai nënvizoi gjithashtu se bletaria nuk përfaqëson vetëm prodhimin e mjaltit, por shkon shumë përtej kësaj, ndërsa shtoi se institucionet duhet të vijojnë hartimin e politikave që mbështesin punën, prodhimin dhe zhvillimin, duke u mbështetur në nevojat reale të prodhuesve dhe në komunikim të pandërprerë me njerëzit që krijojnë vlerë në terren.
Sipas Hoxhës, kontributi i bletarëve është i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë dhe të ekonomisë lokale, ndaj edhe mbështetja për bletarinë mbetet pjesë e angazhimeve për një sektor bujqësor më produktiv dhe më konkurrues.
Ai shprehu respekt për familjen Ismaili dhe për të gjithë bletarët, të cilët me punën, durimin dhe përkushtimin e tyre japin një ndihmesë të çmuar për bujqësinë dhe ekonominë lokale.
Marshimi masiv i qytetarëve po vijon në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit sapo janë ndalur përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.…
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale…
Pak çaste përpara se të niste procesi i numërimit të votave në Partinë Demokratike, kryetari Sali Berisha dha një deklaratë…
Me gjashtëmbëdhjetë automjete funksionale që i kanë shërbyer të gjithë kryeqytetit në largimin e mbeturinave, ka funksionuar ndërmarrja e higjienës…
Deputeti i zgjedhur i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, ka përsëritur një sërë pretendimesh të njohura të…
Protestuesi i cili një ditë më parë u përfshi në një përplasje të drejtpërdrejtë me deputetin socialist Erion Braçe, ka…