Mbi 2 miliardë denarë subvencione janë transferuar sot për 15.144 duhanprodhues, si mbështetje për prodhimin dhe shitjen e duhanit nga rekolta e vitit 2025.
Sipas zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, kjo është pagesa më e madhe e realizuar ndonjëherë për duhanin, çka sipas tij dëshmon edhe peshën që kjo kulturë bujqësore ka për mijëra familje në vend.
None found
“Pas çdo kilogrami duhan qëndron shumë punë, sakrificë dhe përkushtim. Prandaj më gëzon që ky lajm po arrin sot te mijëra familje dhe se mundi i tyre po merr vlerësimin e merituar”, deklaroi Hoxha.
Ai nënvizoi se duhani vazhdon të jetë ndër kulturat bujqësore më të rëndësishme në vend, duke luajtur një rol të madh në ekonominë lokale dhe në sigurimin e të ardhurave për një numër të konsiderueshëm familjesh rurale.
Pagesa e realizuar sot përbën një mbështetje të drejtpërdrejtë për duhanprodhuesit, si dhe një tregues të qartë të vazhdimit të angazhimit institucional ndaj sektorit të bujqësisë.
MPB Maqedoni njofton se janë privuar nga liria nëntë persona në territorin e gjithë vendit gjatë 24 orëve të fundit,…
Ekipi kombëtar holandez i futbollit u eliminua nga Maroku në Kupën e Botës në futboll, e cila po luhet në…
Ismael Saibari mund të mos ketë shënuar në kohën e rregullt ndaj Holandës, por u shndërrua në një nga figurat…
Arbër Ademi nga BDI në një konferencë për shtyp akuzoi VLEN-in se ka zhbërë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të…
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi,…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp, njoftoi se LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor të…