Categories: maqedoni

Hetimet për ndotjen e ujit në Strugë vijojnë, banorët ende pa përgjegjës pas gjashtë muajsh

Kanë kaluar pothuajse gjashtë muaj që kur Struga mbeti për dy muaj pa ujë të pastër për pije, por banorët ende nuk kanë marrë përgjigje se kush është përgjegjës për turbullimin e burimeve në fshatin Shum.

Të lidhura

None found

E vetmja masë që vazhdon të jetë në fuqi është ndalimi për dy persona juridikë nga Veleshta që të kryejnë gërmime mbi burimet, për shkak të dyshimeve për vepra penale – shfrytëzim të paligjshëm të lëndëve të para minerale dhe ndotje të ujit të pijshëm. Nga Prokuroria Publike, për Alsat, u përgjigjën se po ndërmerren veprime.

“Po ndërmerren veprime hetimore dhe priten rezultatet e edhe një ekspertize, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik”, thonë nga Prokuroria.

Ndërkohë drejtori i ndërmarrjes së “Ujësjellësit” në Strugë, Jovanço Meçkaroski thotë se ende nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet për sanimin e burimeve në Shum, pasi janë në pritje të udhëzimeve nga Prokuroria Publike. Sipas tij aktualisht uji është cilësor dhe nuk ka arsye për shqetësime.

“Në Strugë, për momentin, nuk ka asnjë arsye për frikë apo panik dhe ngjarja e pakëndshme në Gostivar nuk po keqpërdoret, megjithatë te qytetarët ekziston një dozë e caktuar shqetësimi dhe kujdesi. Uji nga burimet me të cilat furnizohet Struga kontrollohet dy herë në javë, përkatësisht matet cilësia e tij, dhe ai është i cilësisë së shkëlqyer.” – Jovanço Meçkaroski – Drejtor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Strugë.

Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër thonë se kryhen analiza të rregullta të ujit nga burimi Shum dhe nga pikat matëse në qytet, ku uji ka rezultuar i sigurt dhe i përshtatshëm për konsum. /Alsat/

të fundit

Google patenton idenë e një kanali AI ku përdoruesi luan rolin kryesor

Google ka paraqitur një kërkesë për patentë që përshkruan një kanal videosh të personalizuara, ku shikuesi mund të shfaqet si…

7 minutes ago

Microsoft ndez alarmin më të lartë pas kolapsit global të Outlook dhe Teams

Microsoft ka aktivizuar “Code Red”, nivelin më të lartë të alarmit të brendshëm, pas një ndërprerjeje globale që zgjati rreth…

7 minutes ago

Spearmint Rhino përshtat për klubet e saj koreografi të frymëzuara nga GTA VI

Zinxhiri ndërkombëtar i klubeve të striptizit Spearmint Rhino thotë se ka marrë qindra kërkesa nga fansat e Grand Theft Auto…

8 minutes ago

Aksident fatal në Samaticë, 67-vjeçari humb jetën pasi automjeti përfundon në kanal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal. Viktima është identifikuar si…

10 minutes ago

Faturat e ujit në Strugë shtrenjtohen deri në 12%, qytetarët kundërshtojnë rritjen

Autoritetet lokale në Strugë do tua urojnë vitin e ri qytetarëve me fatura uji më të larta deri në 12%.…

16 minutes ago

Mickoski: Jemi të hapur për dialog, por pa garanci nuk pranojmë ndryshime kushtetuese

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski pret që Komisioni evropian ta njohë përparimin e Maqedonisë në përmbushjen e obligimeve nga Agjenda…

17 minutes ago