Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar kërkesën e degëve të Pejës dhe Lipjanit për dorëheqjen e kryetarit të partisë pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas tij, kjo është një kërkesë me karakter politik dhe pjesë e funksionimit demokratik brenda LDK-së.
None found
Haziri u shpreh se kërkesa e ardhur nga këto degë, të udhëhequra nga Gazmen Muhaxheri dhe Imri Ahmeti, si edhe përgjigjja e Lumir Abdixhikut, do të shqyrtohen në organet e partisë.
Ai theksoi se një zhvillim i tillë nuk i ka befasuar, pasi, sipas tij, situata të tilla janë të zakonshme pas zgjedhjeve.
“Është kërkesë politike, reagimi i kryetarit është ky, ka fillu me falënderim dhe natyrisht e ka ndërtua përgjigjen e tij, të cilën do ta diskutojmë brenda strukturave. Ne kemi një qëllim të përbashkët, nuk bën me prek, qëllimin politik, pse LDK ekziston, garon, cili është misioni jonë , kjo është ajo që e kemi të përbashkët. Derisa LDK nuk kthehet parti e parë për shumë prej neve është e pa pranueshme, trendi është pozitiv. Kjo situatë nuk na ka zënë në befasi, situatat paszgjedhore, LDK është e hapur dallon prej partive tjera nuk i mban të mbyllura këto çështje edhe pse do duhej biseduar brenda”, ka thënë Haziri.
Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…
Protestuesit kanë mbërritur përpara Kuvendit, teksa nuk lejohet që të shkojnë më tutje. Kjo, pasi janë vendosur gardhe metalike dhe…
Maroku ka hartuar një plan ambicioz për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake, me synimin që deri në vitin 2035…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar përmes një videomesazhi në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e 10…
Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e rajonit të Gjilanit, në kuadër të konsultimeve për hartimin e…