Një fushatë publike e posaçme është ndërmarrë nga Greqia për qytetarët e Maqedonisë së Veriut me origjinë greke, të cilët mund të përmbushin kriteret për t’u pajisur me shtetësi greke.
None found
“Greqia ka nevojë për ju. Forconi lidhjen tuaj me atdheun”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada e Greqisë në Shkup, përcjell INA.
Sipas njoftimit, të interesuarit mund të informohen për kriteret, dokumentet që kërkohen dhe fazat kryesore të aplikimit për shtetësi greke mbi bazën e prejardhjes, përkatësisht nëpërmjet prindërve ose gjyshërve me origjinë greke.
Procesi fillon pranë konsullatës greke që mbulon zonën e vendbanimit të aplikuesit, ku qytetarët mund të marrin edhe udhëzimet e nevojshme për vijimin e procedurës.
Ambasada i fton personat e interesuar të kontrollojnë nëse përmbushin kërkesat ligjore dhe të konsultojnë burimet zyrtare për informacione të mëtejshme.
Nisma e Athinës zyrtare vjen pas një praktike të ngjashme që Bullgaria e zbaton prej vitesh. Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, siç dihet, kanë marrë tashmë pasaporta bullgare, pasi kanë deklaruar origjinën e tyre bullgare për të përfituar të drejtën e shtetësisë./INA/
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim të…
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit, duke kërkuar ndryshime politike dhe dorëheqjen…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës,... [...] Read More...…
Sot në orën 16:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor të Kosovës, Shaban Hajdari nga Prizreni, i…
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë…
Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin "Kostoja e procedurave të papërfunduara: rivlerësime të përsëritura dhe mungesa e kontratave", në të…