Categories: maqedoni

Gostivari ndalon ujin e pijshëm pas helmimit të mbi 1.200 banorëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të përdorimit për pije të ujit nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar. Masa është marrë për shkak të dyshimeve të bazuara se uji mund të jetë i kontaminuar dhe i rrezikshëm për konsum.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar kanë kërkuar trajtim mjekësor mbi 1.200 qytetarë, të cilët janë paraqitur me ankesa për dhimbje barku dhe të vjella.

Kontrolli i jashtëzakonshëm ka zbuluar se në gypin kryesor të ujësjellësit ishte vendosur pa leje dhe në mënyrë të paligjshme një pompë, e cila dërgonte drejtpërdrejt ujë nga lumi Vardar në sistemin e furnizimit të qytetit.

“Pas njoftimit të marrë nga Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar për kryerjen e një inspektimi të jashtëzakonshëm në stacionin e pastrimit të ujit në fshatin Vrutok, Komuna e Gostivarit, me qëllim verifikimin e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm në këtë sistem furnizimi, si dhe pas ankesave të qytetarëve drejtuar Prokurorisë dhe kallëzimit nga MPB Gostivar lidhur me sigurinë dhe cilësinë e ujit, shërbimet inspektuese të AUV-së, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Prokurorisë Publike dhe teknikës kriminalistike të MPB-së, mbrëmë zhvilluan një inspektim të jashtëzakonshëm. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të pranishëm gjatë kontrollit, morën mostra të ujit për analiza laboratorike me qëllim përcaktimin e sigurisë së tij. Për të parandaluar një rrezik më të madh për popullatën e këtij rajoni, AUV vendosi ndalim të përkohshëm të përdorimit të ujit për pije deri në marrjen e rezultateve laboratorike që do të konfirmojnë sigurinë e tij”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Sipas Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar, rastet me simptoma të ngjashme janë shfaqur gjatë 3–4 ditëve të fundit. Institucioni shëndetësor njofton se ka shtuar numrin e stafit në repartet që po përballen me fluksin më të madh të pacientëve.

“Në lidhje me epideminë që është përhapur në Gostivar gjatë këtyre 3–4 ditëve, kemi një numër të madh pacientësh të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në institucionin tonë. Për këtë arsye kemi përforcuar personelin mjekësor në repartet ku ka më shumë pacientë. Shumica e pacientëve paraqiten me të njëjtat simptoma: të vjella, diarre, dhimbje stomaku, temperaturë, dobësi etj. Numri më i madh i pacientëve me këto simptoma është në repartin e Infektologjisë, Pediatrisë dhe Njësinë e Urgjencës”.

“Gjatë këtyre ditëve, në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr. Ferid Murad’ në Gostivar janë paraqitur rreth 1.000–1.200 pacientë me këto simptoma. Të gjithë pacientëve u është ofruar ndihmë mjekësore dhe terapi përkatëse”, thuhet në njoftimin e spitalit.

SPB Tetovë deklaron se ekzistojnë dyshime se Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, kishte instaluar tre pompa në shtratin e ujërave të ndotura. Përmes tyre, sipas dyshimeve, ujë injektohej në gypin kryesor që furnizon qytetin.

Dyshohet se ky veprim është kryer për shtimin e presionit në rrjet, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, duke e vënë në rrezik të drejtpërdrejtë shëndetin e banorëve të Gostivarit.

Rasti është denoncuar edhe në SPB Tetovë. Pas veprimeve të kryera, është vlerësuar se shkaku i mundshëm mund të ketë qenë futja e ujit të ndotur në ujësjellësin e qytetit nga pika e pompimit në fshatin Vrutok, me synimin për rritjen e presionit në rrjet.

“Më 16.07.2026, rreth orës 18:20, inspektorët e Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar, duke vepruar sipas udhëzimeve të Prokurorit Publik të Prokurorisë Themelore Publike Gostivar, ndërmorën masa urgjente dhe aktivitete në terren në fshatin Vrutok, për shkak të dyshimeve për ndotjen e ujit me të cilin furnizohet qyteti i Gostivarit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

SPB Tetovë bën të ditur se hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rastit, për shkak të dyshimeve për veprën penale “Ndotja e ujit të pijshëm”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 219 të Kodit Penal.

Nga Qendra e Shëndetit Publik në Gostivar njoftojnë se analizat për përcaktimin e cilësisë së ujit vazhdojnë ende.

të fundit

Albulena Haxhiu: Seanca për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të Kosovës do të mbahet në fillim të gushtit

Gjatë një prononcimi për gazetarët, ushtruesja e detyrë së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se seanca për konstituimin e…

9 minutes ago

Anëtari i KPP-së, Kreshnik Tërnova, nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe shkelje në tendera

Anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik, Kreshnik Tërnova disa ditë më parë është vënë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për…

13 minutes ago

SHBA vendos kufij të rinj për qëndrimin e studentëve dhe gazetarëve të huaj

Administrata amerikane ka ndërmarrë një tjetër hap drejt shtrëngimit të politikave të vizave, këtë herë duke vënë në qendër studentët…

15 minutes ago

Gostivari pret “Global Fight Night” më 23 korrik, Benjamin Imeri në mbrojtje të titullit

Gostivari do të shndërrohet në epiqendrën e boksit profesionist më 23 korrik 2026, kur në Sallën e Sportit “Rinia”, duke…

19 minutes ago

Tirana zgjedh pasuesin e Erkand Karajt, Ioannis Diamantakos merr drejtimin e ekipit

Pas largimit të Erkand Karajt, Klubi Shumësportësh Tirana ka emëruar trajnerin e ri të ekipit të basketbollit për meshkuj [...]Read…

21 minutes ago

Ferit Hoxha zhvillon takim me Glauk Konjufcën në Uashington

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, ka publikuar një fotografi të ministrit Ferit Hoxha nga takimi në…

21 minutes ago