Gjykimi i nëntë policëve të akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan vazhdoi sot në Gjykatën Penale në Shkup. Në seancë, gjyqtarja Lenka Davitkova u shpreh për propozimet e një pjese të mbrojtjes në procedurën e provave.
Prokuroria pretendon se të pandehurit nuk e përmbushën detyrën zyrtare, pasi nuk kryen një kontroll të plotë e të hollësishëm para dhënies së pëlqimit pozitiv për lëshimin e licencës së veprimtarisë hotelierike për diskotekën “Puls” në Koçan.
None found
Mbrojtja pritet t’i paraqesë provat materiale më 14 nëntor. Dëshmitarët e pranuar nga Gjykata duhet të thirren për të dëshmuar më 17 nëntor.
Zjarri shpërtheu gjatë performancës së grupit DNK, në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit 2025. Në diskotekën “Puls” humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan dhe u dërguan në institucione shëndetësore brenda dhe jashtë vendit. Ngjarja është ndër tragjeditë më të rënda në historinë e vendit.
Mauricio Pochettino e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën e tij te Manchester Unitedi. Humbja 4-0 në debutimin…
Liam Rosenior po përjeton një kapitull krejtësisht ndryshe në karrierën e tij si trajner. Pas largimit nga Chelsea, tekniku anglez…
Analisti Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Prime News24” në News24 raportet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi…
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i akordojë ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimin më të…
Tre anije cisternë nafte janë përfshirë nga flakët pas shpërthimeve të fuqishme në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë…
Familjarët e mashtruesit nga Kosova, Endrit Azemi, i cili kishte hapur një GoFundMe, duke u shtirur se vuante nga Leuçemia…