Categories: maqedoni

Lirohen të gjithë të dënuarit për tragjedinë e Llaskarcës, pritet heqja e fletarrestit për Remzi Miftarin

Të gjithë personat e akuzuar për tragjedinë e Llaskarcës, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën 38 të tjerë, tashmë janë jashtë burgut. Qirko Mihajlloski, gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën e Gostivarit, konfirmoi për Alsat se lirimi erdhi pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila shfuqizoi vendimin e Apelit për rritjen e dënimeve.

Të lidhura

None found

Sipas Mihajllovskit, zbatimi i vendimit të shkallës së parë, që parashikon dënime më të ulëta për të akuzuarit, nuk mund të konsiderohet përfundimtar. Për këtë arsye, duhet pritur vendimi i radhës nga Gjykata e Apelit.

Gjithashtu, ndaj të akuzuarve janë hequr të gjitha masat e kujdesit që garantonin praninë e tyre në procedurë. Këto masa kishin përfshirë edhe detyrimin për paraqitje në gjykatë, ndërsa disa prej tyre kishin ofruar garanci se nuk do të largoheshin.

Ndërkohë, Remzi Miftari vazhdon të jetë në arrati. Pas vendimit të Supremes, Gjykata e Gostivarit pritet t’i kërkojë Ministrisë së Punëve të Brendshme anulimin e fletarrestit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar. Miftari e kishte shtyrë vuajtjen e dënimit me pretendimin se do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për “Hernia”, ose “kilë”, por pas përfundimit të trajtimit nuk u paraqit në burg dhe u arratis.

Për të njëjtën diagnozë, fillimin e vuajtjes së dënimit për gjashtë muaj e kishte shtyrë edhe Durmish Beluli. Ai kishte kryer dy operacione për “Hernia”.

Familjarët e viktimave të Llaskarcës organizuan protestë dhe deklaruan se e kishin parë Belulin duke lëvizur nëpër qytet. “Unë tani duke ardhur këtu. Ja për këtë konferencë për shtyp në ora 11, Durmish Beluli me veturë vozit këtu te Bulevardi “Braqa Xhinovski”. Para ca kohësh, i akuzuari i parë është në dasmë në një kafene”, deklaroi familjari Bllagojçe Trpeski më 15 shtator të vitit 2025.

Ndryshe nga Miftari, Beluli u paraqit në janar për të nisur vuajtjen e dënimit. Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës Supreme dhe pas nëntë muajsh qëndrimi në burg, ai është liruar sërish.

Pas lirimit, Beluli publikoi në rrjetet sociale një mesazh ku shprehet se “heshtja nuk është më virtyt”. Ai thekson se vendimet e gjykatave duhet të zbatohen, por drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe të mbështetet vetëm te provat, pa ndikim nga presionet politike apo mediatike. “Jam shumë i bindur se asnjë presion nuk mund të mbajë të burgosur pafajësinë dhe lirinë”.

Vendimi i Supremes ka nxitur reagime të shumta, pasi rrëzoi dënimet më të larta të vendosura nga Apeli dhe riktheu në fuqi dënimet e shkallës së parë. Tashmë çështja do të shqyrtohet sërish nga Gjykata e Apelit.

Si pasojë e këtij vendimi, pronarit të kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Belulit, i hiqet dënimi prej 10 vjetësh dhe rikthehet masa prej 4 vjetësh burgim. Përgjegjësit të transportit, Remzi Miftarit, i shfuqizohet dënimi 10-vjeçar dhe i rikthehet ai prej 6 vjetësh. Shefi i kontrollit teknik Igor Gjorgjievski dhe kontrollori teknik Goran Dukovski do të kenë dënim 5 vjet burgim, në vend të 7 viteve. Për kontrollorin teknik Jane Babarovski mbetet në fuqi dënimi prej 5 vjetësh, ndërsa shoferi Manoil Trifunovski vazhdon të ketë dënimin më të lartë, prej 14 vjetësh burgim.

Procesi gjyqësor është shoqëruar ndër vite me akuza për zvarritje, në një situatë që lidhet me shprehjen “drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”. Kanë kaluar plot 7 vite nga ngjarja, ndërsa ende nuk është arritur një përfundim përfundimtar. /Alsat/

të fundit

Muhaxheri dëshmon në Komisionin Hetimor: Arlinda Zekaj kërkoi strehim vetëm për fëmijën, jo për veten

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se e ndjera Arlinda Zekaj nuk kishte kërkuar asnjëherë strehim për…

2 minutes ago

Rama: Bulgarians must be part of North Macedonia’s Constitution, there is no longer any reason for dispute

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…

5 minutes ago

Expert Popovska on the “Lottery” case: I did not observe any procedural violations

Në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore” ekspertja e prokurorisë Anita Popovska u morr në pyetje nga mbrojtja e Përparim Bajramit, Artan…

5 minutes ago

Haxhiu meets Croatian MEP Stier in Brussels, seeks support for Kosovo’s European path

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Bruksel ka zhvilluar një takim me eurodeputetin…

6 minutes ago

Haradinaj expresses gratitude to Tamara Ziv for her role in deepening ties between Kosovo and Israel

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar në nderim të ambasadores së Izraelit në…

6 minutes ago

Hakeem Jeffries marks a historic turn, poised to become the first Black speaker of the US House of Representatives

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara kanë nominuar zyrtarisht Hakeem Jeffries për kryetar të këtij institucioni, duke…

6 minutes ago