Categories: maqedoni

Gjykata Penale e Shkupit me mungesë të theksuar gjyqtarësh dhe personeli

Mungesa e stafit gjyqësor, administrativ dhe mbështetës mbetet një nga problemet kryesore të Gjykatës Penale të Shkupit. Megjithatë, institucioni ka shënuar përmirësim në efikasitet, me ulje të konsiderueshme të numrit të lëndëve të vjetra dhe një trend më të ulët të parashkrimit të çështjeve penale. Të dhënat u prezantuan në konferencën e sotme për media të mbajtur në Gjykatën Penale.

Të lidhura

None found

Në këtë gjykatë aktualisht ushtrojnë detyrën 53 gjyqtarë. Tetë prej tyre janë mbi 59 vjeç, ndërsa pesë kanë kaluar moshën 64 vjeç. Sipas institucionit, kjo nënkupton se brenda tre viteve të ardhshme një pjesë e madhe e gjyqtarëve pritet të pensionohet. Ndërkohë, nuk pritet emërimi i gjyqtarëve të rinj, pasi Akademia nuk ka gjenerata.

Situata paraqitet edhe më e vështirë në administratë dhe në shërbimet mbështetëse. Nga 628 vendet e parapara në sistematizim, vetëm 208 janë të plotësuara. Për funksionimin e rregullt të gjykatës aktualisht janë angazhuar 18 oficerë të policisë gjyqësore, dy punonjës të personelit teknik dhe shtatë higjienistë.

Vetëm gjatë vitit 2026, 13 të punësuar kanë dalë në pension. Ndërkaq, nga viti 2020 deri në vitin 2025, numri i zyrtarëve në gjykatë është zvogëluar për deri në 131 persona.

Proceset gjyqësore vështirësohen gjithashtu nga numri i pamjaftueshëm i anëtarëve të jurisë. Për zhvillimin normal të seancave nevojiten 70 anëtarë, ndërsa aktualisht janë aktivë 52 prej tyre, përfshirë 17 persona të zgjedhur rishtazi.

Pavarësisht deficitit të stafit, Gjykata Penale raporton rezultate pozitive në menaxhimin e punës dhe në reduktimin e lëndëve të mbetura.

Në gusht të vitit 2025 ishin evidentuar 896 lëndë të vjetra, ndërsa në gusht 2026 ky numër ra në 368. Zvogëlimi më i madh është regjistruar te lëndët e kundërvajtjeve dhe sanksionet./Telegrafi/

të fundit

Përmbytjet godasin Barcelonën, anulohen mbi 100 fluturime pas reshjeve intensive në Spanjë

Spanja është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura dhe përmbytje të shpejta që kanë goditur disa rajone…

2 minutes ago

Christa Gail Pike përballet me ekzekutimin në Tennessee: “Nuk kam frikë të vdes”, por refuzon të zgjedhë vaktin e fundit

Christa Gail Pike, 50 vjeçe, është planifikuar të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës në Tennessee, duke u bërë gruaja e parë…

3 minutes ago

Shkeljet zgjatën për gati një dekadë” – Richard Masters flet për çështjen e Manchester Cityt

Drejtori ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters, ka reaguar pas vendimit të Komisionit në lidhje me çështjen disiplinore ndaj Manchester…

9 minutes ago

Haradinaj thërret qytetarët në protestë në Prishtinë: “Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e nesërme në Prishtinë,…

10 minutes ago

Afati për presidentin po mbyllet, Lis Bukuroca paralajmëron krizë të re institucionale

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po shkon drejt fundit, ndërsa partitë parlamentare ende nuk kanë arritur një…

11 minutes ago

Gjashtë emra të mëdhenj të futbollit që e shkatërruan pasurinë pas tërheqjes nga fusha

Lojtarët mund të fitojnë shuma përtej imagjinatës së familjeve të zakonshme, megjithatë shumë prej tyre që i marrin këto para…

12 minutes ago