Përplasje mes gjyqtarëve për “Safe City”, Kostadinovski: Sms-porositë të dërgohen vetëm në maqedonisht, dhe jo edhe në gjuhën shqipe. Këtë qëndrim e shprehu kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski.
Dispozitat ligjore u kontestuan në disa aspekte, siç është përdorimi zyrtar i gjuhëve në procedurë kundërvajtëse, parimi i barazisë dhe zbatimi territorial. Vendimit në fjalë i parapriu një debat i gjerë me mendime të ndara, posaçërisht nga gjykatësit shqiptarë sa i përket aplikimit të gjuhës shqipe në këtë rast. Raportuesja e lëndës, gjykatësja Ana Pavllova Daneva vlerësoi se duke u bazuar në praktikën e Gjykatës Kushtetuese ashtu edhe të praktikës evropiane nuk ka bazë për fillimin e procedurës për kushtetueshmërinë e neneve të kontestuara. Në të njëjtën vijë edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski.
None found
“Në parim ne propozojmë që të përjashtojmë kompetencën tonë pasi në asnjërin nga argumentet nuk gjetëm që asnjë nga dispozitat e propozuara të jenë të anulohen apo shfuqizohen pavarësisht nga propozimi. Nuk gjejmë arsye për inicimin e procedurës.”, – deklaroi gjykatësja kushtetuese, Ana Pavlova Daneva.
“Ndryshimet ligjore që janë bërë janë absolutisht proporcionale me qëllimin legjitim që është dashur të arrihet. Në tërësi do ta pranoj raportin dhe me fuqinë e provave dhe analizën për disa çështje kontestuese. Nuk pajtohem se në këtë rast konkret bëhet fjalë për shkurtimin e të drejtave për përdorimin e gjuhëve.”, – theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.
Naser Ajdari, Osman Kadriu dhe Fatmir Skender nuk e mbështetën propozimin për mos ngritjen e procedurës. Kushtetuta garanton përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa ligji pamundëson një gjë të tillë.
“Në praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut është zhvilluar standardi për “cilësi të ligjit”, sipas të cilit normativat ligjore duhet të jetë mjaftueshëm e qarta, precize dhe të parashikueshme që t’u mundësojë qytetarëve t’i parashohin pasojat juridike nga sjelljet e tyre. Mungesa e precizitetit dhe rregullave të parashikueshme, sa i përket këtyre çështjeve, mund të sjellë në pasiguri juridike dhe të vejë në pikëpyetje edhe zbatimin e standardit kushtetues për sundimin e ligjit. Unë nuk e mbështes referatin dhe propozimin e dhënë.”, – u shpreh gjykatësi kushtetues, Naser Ajdari.
“Cila do të ishte logjika që ne të respektojmë shtetasit e huaj që për mua është shumë punë e mirë që në gjuhën angleze t’ia japim raportin, ndërsa shteti ynë, ligjvënësi ynë nuk dëshiron të respektojë gjuhën e shtetasit të tij. Për mua kjo është absurde.”, – deklaroi gjykatësi kushtetues, Fatmir Skender.
“Me ligjin që e miraton shtëpia ligjvënëse, për çdo të drejtë që vërtetohet apo garantohet me Kushtetutë, ligjvënësi nuk mundet që atë të drejtë ta ngushtojë, ta kufizojë e aq më pak ta shfuqizojë atë. Nuk e ka një të drejtë të tillë. Në rastin konkret, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, edhe në procedurat për këto kundërvajtje. E drejta nuk po zbatohet dhe kjo d.m.th. se gjuha shqipe nuk po përdoret.”, – theksoi gjykatësi kushtetues, Osman Kadriu.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Konstadinovski, në seancën kushtuar iniciativave kundër “Safe City”, tha se ai që posedon makinë do të duhet të posedojë edhe telefon celularë por edhe e-mail adresë. Kjo ngase njëra nga iniciativat ishte se jo të gjithë kanë telefona celulartë dhe e-mail adresë.
“Për shkak se jetojmë në botë të tillë. Nëse jo atëherë të shkojë me kalë, nëse është e mundur dhe ku është e mundur. Për shkak se jetojmë në botë të tillë”, tha Kostadinovski, raporton SHENJA.
Gjykatësi tha se shembullin e “Safe City” e sheh si shpresë se qytetarët e vendit mund të mësohen që të respektojnë rregulla.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë të gjitha iniciatiave, dhe më këtë sistemi “Safe City” do të vazhdojë të funksione në RMV. /ina-online/
Vetëm pesë muaj pasi shpalli Florian Binajn si kandidat i mbështetur nga opozita për zgjedhjet lokale për Tiranën, Sali Berisha…
Në nisje të ‘prime’ të sotëm, Selin ka sqaruar arsyet pse ka vendosur që vazhdojë lojën e saj në Big…
Mbi 1,000 persona u mblodhën sot në Tel Aviv për të protestuar kundër luftës, duke kërkuar që autoritetet izraelite të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se kishte rënë dakord me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të ndërmarrë…
Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, ka ndarë së fundmi një lajm të bukur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale,…
Detyra e Presidentit të Kosovës i ka kaluar zyrtarisht kryeparlamentares Albulena Haxhiu, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi sot mandati. Haxhiu…