Categories: maqedoni

Kostadinovski: Kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese i shoh si vlerësim për punën tonë

Darko Kostadinovski, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, deklaroi sot se i konsideron si lajkatare për institucionin që drejton goditjet që vijnë nga bota politike dhe disa institucione publike.

Të lidhura

None found

Komentet u bënë gjatë një konference të hapur, pasi një reporter e pyeti lidhur me perceptimin se mandati i tij po përpiqet të politizohet. Kjo vjen në vazhdën e kritikave të forta dhe protestave mbi vendime të ndryshme të gjykatës. Rasti më i freskët është ai i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili reagoi ashpër pasi gjykata rrëzoi aktin e vitit 2007 të Komunës së Tetovës për riemërtimin e disa rrugëve dhe sheshit qendror. Po ashtu, partia “E Majta” ka hedhur akuza mbi veprimet e Gjykatës lidhur me nismën e tyre kundër disa dispozitave të Kodit Zgjedhor që kanë të bëjnë me publicitetin politik.

Më tej, Kostadinovski iu referua gjerësisht reagimeve të shumta që pasuan anulimin e të ashtuquajturit “balancues”, mekanizmit për rekrutime në sektorin publik mbi baza etnike, duke shtuar se janë në shqyrtim edhe çështje si Ligji për Përdorimin e Gjuhëve dhe amendamentet në Kodin Penal.

Ai shpjegoi se tendenca për të ngjyrosur politikisht veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese nisi pikërisht pas daljes së tij të parë publike që nga marrja e detyrës. Në atë rast, ai kishte paralajmëruar fundin e praktikës së mbajtjes së lëndëve në sirtar dhe kategorizimit të tyre si të ndjeshme apo më pak të ndjeshme. Sipas tij, kjo kulturë e zvarritjes së çështjeve ka guar në situatën aktuale ku sistemi gëzon vetëm dy përqind besim te qytetarët.

“Ky politizim është bërë konstant, qoftë për çështjet gjuhësore, ‘balancuesin’, Kodin Penal, Kodin Zgjedhor apo emërtimet e rrugëve. Siç e kam thënë edhe më parë, unë sulmet që vijnë nga politika dhe disa organe shtetërore i lexoj si një kompliment për punën tonë. Për sa kohë që ata shfaqin nervozizëm, kjo tregon se ne po e kryejmë detyrën siç duhet, sepse roli ynë thelbësor është t’u vendosim kufij pushtetarëve dhe t’i mbajmë ata brenda caqeve kushtetuese e ligjore. Qëllimi ynë është të parandalojmë tejkalimin e kompetencave dhe ndërhyrjen e padrejtë në instancat e tjera. Ne thjesht ruajmë rendin kushtetues, ashtu si na e ngarkon Kushtetuta. Ky është misioni ynë parësor”, përfundoi Kostadinovski.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

4 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

4 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

4 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

4 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

4 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

4 hours ago