Drunjtë e rrëzuar nga moti i keq që goditi Shkupin do të marrin një përdorim të ri, pasi një pjesë e tyre do të përdoret për krijimin e një parku motorik në Vodno. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
None found
Sipas tij, ndërhyrjet nuk synojnë vetëm pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia, por edhe shndërrimin e kësaj situate në një mundësi me vlerë për qytetarët. Trungjet e shëndosha do të përpunohen për të krijuar elementet natyrore të parkut, ku do të zhvillohen ekuilibri, koordinimi, shkathtësia, saktësia dhe kondicioni fizik.
Parku do t’u shërbejë fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, duke ofruar një hapësirë për rekreacion, ushtrime fizike dhe qëndrim shoqëror në natyrë.
Gjorgjievski bëri të ditur gjithashtu se në zonat ku janë rrëzuar drunjtë kanë nisur mbjelljet e fidanëve të rinj. Ndërkohë, në gjysmën e dytë të shtatorit pritet të zhvillohet një aksion i gjerë vjeshtor për pyllëzimin e qytetit.
Kryetari rikujtoi se në Vodno kanë nisur më herët punët për rregullimin e shtigjeve dhe rikonstruksionin e pajisjeve urbane. Ai shtoi se në Vodno dhe Matkë tashmë është aktiv Shërbimi i Shpëtimit Malor, i cili është i gatshëm të ndërhyjë në terrene dhe kushte malore.
“Vodno është zemra dhe mushkëritë e gjelbra të Shkupit. E ruajmë, e rindërtojmë dhe e përmirësojmë me përgjegjësi, me përmbajtje që do t’u shërbejnë të gjitha gjeneratave”, porositi Gjorgjievski.
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka garantuar se Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, pavarësisht…
Transferimi i Lionel Messit te Barcelona mund të kishte marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër, pasi jo të gjithë drejtuesit e…
Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, tha se asgjë nuk e ndryshon faktin se Kosova bashkë me Kroaci0në e Bosnje Hercegovinën…
Partia Socialiste e Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e përshkallëzuar nga protestat në…
Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për gjigantin gjerman të automobilave “Audi”. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi një investim të ri…
Paralelisht me tensionet e larta në kryeqytet në këtë ditë të tretë të revoltës, situata është përshkallëzuar ndjeshëm edhe në…