Gjatë ditëve të fundit, në qendër të vëmendjes janë vendosur videot ku shfaqen qytetarë të papërgjegjshëm duke hedhur mbeturina në hapësira publike dhe lumenj.
None found
Reagimet për pamjet e gruas që derdh mbeturina në Lepenc vijojnë, ndërsa ndërkohë është regjistruar edhe një tjetër rast i ngjashëm. Videoja tregon dy persona me një motor dhe rimorkio, të cilët ndalojnë dhe e zbrazin ngarkesën me mbeturina drejtpërdrejt në rrugë.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi se po shqyrtohen mënyra për t’i nxitur qytetarët që t’i depozitojnë mbeturinat sipas rregullave. Mes mundësive që po analizohen është edhe dhënia e shpërblimeve për personat që fotografojnë ose incizojnë raste të hedhjes së parregullt dhe më pas i raportojnë ato.
“Unë nuk kam 2500 apo 5000 inspektorë për t’i mbikëqyrur të gjitha lokacionet. Sa i përket Drislës, në seancën e ardhshme do t’i propozoj Këshillit të Qytetit të Shkupit që, një ose dy ditë në muaj, mbeturinat të dërgohen pa pagesë. Gjithashtu, mendoj se nuk do të ishte propozim i keq që të caktojmë një shumë parash për qytetarët që, përmes fotografive, do të denoncojnë sjellje të tilla”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Gjorgjievski njoftoi gjithashtu se procedura për instalimin e kamerave në mbi 200 lokacione të qytetit është pranë përfundimit. Pajisjet do të vendosen në zonat ku krijohen deponi të egra, por edhe në parqe dhe kënde lojërash për fëmijë.
Një projektraport monitorimi i sistemit ‘Smart City’ nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale evidenton mangësi në kontratën dhe…
Kevin De Bruyne mund të rikthehet në Ligën Premier vetëm një vit pasi u largua nga Manchester City, pasi interesimi…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka bërë të…
Një gazetar 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kosta Rika, pasi prej kohësh publikonte denoncime për lidhjet e dyshuara…
Policia turke ka bastisur në orët e para të mëngjesit selinë e televizionit opozitar Sozcu TV dhe grupit mediatik që…
Kupa e ShqipërisëSot do të luhen dy ndeshjet e para të turit të 1/16-tave të Kupës së Shqipërië [...]Read More...