Categories: maqedoni

Gjorgjievski: Investimet në trafik, mjedis dhe hapësira publike po i japin Shkupit një pamje të re

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski, raportoi sot në një konferencë për shtyp për punën e kryer gjatë vitit të kaluar. Në fjalën e tij ai trajtoi financat e Bashkisë, projektet infrastrukturore, transportin publik, higjienën komunale dhe mbrojtjen e mjedisit.

Gjorgjievski bëri të ditur se borxhet e Bashkisë dhe të ndërmarrjeve publike janë zvogëluar, ndërsa disa projekte kapitale janë në zbatim. Ai paralajmëroi gjithashtu investime të reja në infrastrukturën rrugore, gjelbërim dhe shërbime publike.

Të lidhura

None found

“Një vit më parë, kur qëndrova para jush në këtë vend, u zotova se do ta nxirrnim Shkupin nga gjendja e rëndë ku jetonim të gjithë dhe do t’i jepnim fund degradimit të tij. Premtova se do ta shndërronim sërish në një qytet të fuqishëm, dinjitoz dhe, para së gjithash, krenar. Ju premtova punë dhe rezultate. Sot jam këtu përsëri për të raportuar se si e mbajtëm atë premtim.”

“Kemi punuar fort, pa u ndalur ditë e natë. E dinim se pas çdo problemi të pazgjidhur ka njerëz, jeta e të cilëve pret të vijnë ditë më të mira. Ishte detyra jonë t’i krijonim ato ditë. E kuptonim peshën e përgjegjësisë dhe nuk iu shmangëm asaj.”

“Vjen një çast kur një qytet duhet të zgjedhë: të vazhdojë të pajtohet me rënien e vet apo të gjejë forcën për t’u ngritur. Ne zgjodhëm të ngrihemi dhe të përballemi me sfidat më të vështira. Hapëm çështje që kishin mbetur pezull prej kohësh dhe vazhduam punën, sepse çdo shtyrje tjetër do të nënkuptonte edhe një shpresë të humbur për qytetarët tanë”, tha Gjorgjievski.

Ai u ndal edhe te çështje të tjera, për të cilat tha se ka punuar gjatë kohës që drejton Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/

të fundit

Prominent American professor Steve Hanke: The time has come for Edi Rama to step down as student protests against government corruption continue in Tirana

Në një postim në rrjetin social X, profesori dhe ekonomisti i njohur amerikan Steve Hanke, shkruan se ka ardhur koha…

1 minute ago

The summer of 2026, the deadliest the world has ever known: more than 50,000 victims

Vera e nxehtë e vitit 2026 në Evropë i kushtoi jetën rreth 50.000 njerëzve, sipas vlerësimeve të studiuesve britanikë, duke…

2 minutes ago

Supreme Court declares Blerim Isufaj’s appeal inadmissible: KPC decision must be challenged in administrative court

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të…

3 minutes ago

Jeton Sylaj admits threatening his ex-wife, says he acted to protect their 12-year-old son

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Sylaj ka kryer veprën penale “Kanosja” ndaj ish-bashkëshortes…

3 minutes ago

Where is the 12-year-old child staying after the murder of Arlinda Zekaj?

Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve në Kosovë, pas vrasjes së nënës së tij më…

3 minutes ago

Absence of Competition Authority chair sparks clash in the Economy Committee

Mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi ka nxitur debat…

4 minutes ago