Para tri dekadave ata festuan momentin ndoshta më të lumtur të jetës së tyre – maturën. Sot, të gjithë në prag të të 50-tave, planifikojnë ta përsërisin të njëjtën festë për t’i rikthyer kujtimet që nuk u zbehën kurrë. Pikërisht për këtë, gjenerata e nxënësve të Gjimnazit të Tetovës 1995/96 do të ribashkohet më 6 qershor 2026 për të shënuar 30-vjetorin e maturës.
Mbrëmja solemne do të mbahet në restorantin “Ahengu”, me fillim në ora 19:00, ndërsa para kësaj mbrëmjeje festive, ish-maturantët do të takohen në ora 17:00 në oborrin e Gjimnazit të Tetovës, aty ku dikur nisën ëndrrat, miqësitë dhe rrugëtimet e tyre jetësore.
None found
Duke bërë ftesë publike te të gjithë pjesëtarët e kësaj gjenerate, si dhe te kujdestarët e klasave, organizatorët thonë se ky jubile nuk është vetëm një përvjetor por është një kthim në kohë, te vitet më të bukura të rinisë, te fotografitë e vjetra dhe emocionet që, edhe pas 30 vitesh, mbeten të gjalla në kujtesën e secilit.
Për shumë prej pjesëmarrësve, ky do të jetë takimi i parë pas shumë vitesh. Disa do të vijnë nga qytete e shtete të ndryshme, me rrëfime të reja jete, por me të njëjtën ndjenjë nostalgjie për kohën kur të gjithë ishin bashkë në korridoret e Gjimnazit të Tetovës.
Barcelona po eksploron tregun e transferimeve verore në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë, ndërsa Eli Junior Kroupi…
Protesta nuk ndalet. Për 39 ditë me radhë protestuesit kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi…
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi,…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së. Sipas tij,…
Dhuratat me karakter simbolik për pjesëmarrësit në samitet e liderëve janë të zakonshme, por ajo që përzgjodhi presidenti turk Recep…
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt…