Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në punimet e Asamblesë së 67-të të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), e cila u zhvillua më 30 qershor dhe 1 korrik 2026 në Tbilisi të Gjeorgjisë.
None found
Gjatë ceremonisë hapëse, Gashi iu drejtua delegacioneve të shteteve anëtare të PABSEK-ut, duke nënvizuar angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj bashkëpunimit në rajon dhe integrimit euroatlantik. Ai përshëndeti vendin mikpritës dhe vuri në dukje se rajoni i Detit të Zi përfaqëson një korridor me rëndësi jetike për ndërlidhjen, tregtinë dhe komunikimin ndërkombëtar.
Në fjalën e tij, ai theksoi se kjo hapësirë gjeografike ka histori, kulturë dhe potencial të madh, por njëkohësisht përballet me një sërë sfidash që kërkojnë veprim të përbashkët dhe solidaritet. Sipas tij, qoftë për zhvillimin ekonomik, sigurinë, mbrojtjen e mjedisit jetësor apo kohezionin social, e ardhmja e përbashkët varet nga fuqia e bashkëpunimit dhe nga lidhjet që ndërtohen sot.
Gashi veçoi edhe nevojën për përfshirje dhe pjesëmarrje të barabartë të të gjithë aktorëve në dialogun rajonal, duke theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm dhe harmonia shoqërore mund të sigurohen vetëm përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe inkluzive. Në këtë kontekst, ai ritheksoi përcaktimin e palëkundur të Maqedonisë së Veriut për integrimin në BE, duke e cilësuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO jo vetëm si zgjedhje strategjike, por edhe si rrugë thelbësore për forcimin e sovranitetit, sigurisë dhe prosperitetit të vendit.
Ai shtoi gjithashtu se vendet e rajonit, pavarësisht dallimeve që kanë, ndajnë interesa dhe synime të përbashkëta për paqe, përparim ekonomik dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre, në veçanti për brezat e rinj.
Përveç pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të PABSEK-ut, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, po zhvillon edhe një vizitë zyrtare dypalëshe në Tbilisi, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Gjeorgjisë. Në kuadër të kësaj vizite, pritet që dy drejtuesit e parlamenteve të shkëmbejnë qëndrime për çështje aktuale që kanë të bëjnë me sigurinë rajonale, diplomacinë parlamentare dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, ndërsa në podiumin e çmimit prestigjioz e shoqërojnë Kylian Mbappé dhe…
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern…
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për sezonin e jashtëzakonshëm me Bayern Munichun…
Alexia Putellas është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2026. Futbollistja e Barcelonës dhe e Përfaqësueses së Spanjës…
Bukayo Saka është nderuar me Çmimin Socrates në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, në shenjë vlerësimi për kontributin e…
Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…