Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me Zeina Hilal, drejtoreshë e Programit për Programet Gjinore dhe të Rinisë pranë Unionit Interparlamentar (UIP), në prag të ngjarjes së nesërme me temë “Avancimi i barazisë gjinore dhe lufta kundër dhunës digjitale ndaj grave në politikë në Maqedoninë e Veriut”.
None found
Sipas kabinetit të Gashit, diskutimet u përqendruan te sfidat aktuale në fushën e barazisë gjinore, rritja e përfshirjes së të rinjve në jetën publike dhe politike, si dhe sigurimi i mundësive për pjesëmarrjen e tyre aktive dhe të barabartë në vendimmarrje.
Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua vështirësive që gratë dhe të rinjtë hasin në hapësirën digjitale, përfshirë dhunën digjitale dhe format e ndryshme të diskriminimit. Në këtë drejtim, u nënvizua domosdoshmëria e përmirësimit të vazhdueshëm të mekanizmave institucionalë për parandalim dhe mbrojtje, si dhe e rritjes së ndërgjegjësimit për identifikimin dhe parandalimin e çdo forme dhune e pabarazie.
Gjatë takimit u trajtua gjithashtu ndikimi i stereotipeve gjinore në mundësitë e grave për pjesëmarrje të barabartë në jetën publike. Bashkëbiseduesit vlerësuan se është e rëndësishme të krijohet një mjedis ku gratë dhe të rinjtë të kenë shanse të barabarta për të kontribuar në proceset demokratike dhe në hartimin e politikave.
Gashi dhe Hilal ranë dakord se Kuvendi dhe Unioni Interparlamentar duhet të vijojnë punën për forcimin e bashkëpunimit institucional, si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira. Sipas tyre, angazhimi i përbashkët për këto çështje ka rëndësi të madhe për ndërtimin e një shoqërie ku barazia, përfshirja dhe respektimi i të drejtave të njeriut përbëjnë vlera themelore.
Kabineti i Gashit theksoi se vijimi i bashkëpunimit me UIP-në ndihmon në krijimin e një hapësire më të sigurt, më të barabartë dhe më gjithëpërfshirëse për gratë dhe të rinjtë, duke u mundësuar atyre pjesëmarrje aktive në jetën publike dhe kontribut të plotë në zhvillimin e shoqërisë demokratike.
Vonesat në përgatitje, mospajtimet mes institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe detyrimet e papërmbushura financiare po vënë në pikëpyetje mbajtjen e…
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros nga 25 pasiri, duke…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur…
Pamje të pazakonta të filmuara nga ajri tregojnë përmasat e krizës së transportit në Iran, ku rreth 1,200 kamionë janë…
Tirana ka mirëpritur Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve, ku përfaqësues të agjencive të promovimit të investimeve nga gjashtë…
Partia e ministrit për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, bëri të ditur se deklarimet e deputetit…