Categories: maqedoni

Flakët përfshijnë gjashtë automjete në parkingun pranë stacionit të autobusëve në Veles

Një zjarr i rrezikshëm shpërtheu sot pasdite në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Veles, por falë mobilizimit të shpejtë të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (NJTZ) të qytetit, u shmangën humbje më të mëdha materiale.

Të lidhura

None found

Sinjalizimi për ngjarjen mbërriti në orën 13:45, kur u raportua se një veturë ishte përfshirë nga flakët. Me të arritur në vendin e ngjarjes, ekipi i ndërhyrjes konstatoi se zjarri kishte përfshirë fillimisht bimësinë e thatë në hapësirën ndërmjet rrugës dhe parkingut, përpara se të përhapej dhe të dëmtonte së paku gjashtë makina të parkuara aty.

Në operacionin e shuarjes morën pjesë një automjet zjarrfikës dhe tre efektivë. Falë reagimit të tyre të menjëhershëm, ata arritën ta izolonin vatrën e zjarrit dhe të pengonin përhapjen e mëtejshme drejt mjeteve të tjera.

Në vijim të këtij incidenti, NJTZ Veles ripërsëriti apelin e saj drejtuar popullatës, duke i lutur që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, sidomos në kushtet e temperaturave të larta dhe pranisë së masës së thatë vegjetative.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, zjarrfikësit e Velesit u drejtuan gjithashtu me një paralajmërim të veçantë për bujqit në komunat Veles, Çashkë dhe Gradsko, që të mos praktikojnë djegien e kashtës, si dhe për qytetarët që të mos i vënë flakën barit të thatë. Ata theksuan se sjellje të tilla në të kaluarën kanë provokuar zjarre të shumta me pasoja të rënda për ekosistemin dhe objektet.

Incidenti më i fundit me përmasa të mëdha në zonën e Velesit u shënua më 30 qershor. Atëbotë, një vatër zjarri që u ndez mbi qytet, në zonën e Kryqëzimit të Shtipit dhe Deponisë Komunale, u zgjerua me shpejtësi në disa drejtime, duke prekur lokalitetet “Trite Dola”, “Sabotna Voda” dhe “Sarier”, dhe duke iu afruar rrezikshëm fshatit Mamuçevo.

Pasojat e atij zjarri ishin të konsiderueshme: u shkrumbuan disa hektarë me bar të thatë, vreshta dhe bimësi të ulët, ndërsa dëme u regjistruan edhe në shtëpi pushimi, panele diellore dhe ndërtime të tjera.

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

7 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

7 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

7 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

7 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

8 hours ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

8 hours ago