Categories: maqedoni

Filipçe: Trazirat në Kuvend, një kurdisje për të fshehur mossukseset e Mickoskit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se përplasjet e së hënës në Kuvend ishin një inskenim që synonte të mbulohej mossuksesi i plotë i pushtetit dhe mungesa e arritjeve konkrete nga ana e Hristijan Mickoskit.

Të lidhura

None found

“Të hënën, ai provokoi një gjendje anarkie për të fshehur paaftësinë e tij. Realiteti është se Qeveria nuk ka shënuar asnjë rezultat në asnjë sferë të qeverisjes dhe tani po mundohet të ndërtojë një justifikim për zgjedhje të parakohshme. Pasi deklaroi se nuk do të kishte të tilla, tani i duhet me çdo kusht një alibi,” theksoi Filipçe.

Sipas tij, përballë dështimit në ekonomi, rritjes së çmimeve dhe rënies së standardit jetësor, Mickoski në vend që të sjellë zgjidhje, preferon të ofendojë dhe kërcënojë ligjvënësit opozitarë.

“Duke mos pasur rezultate dhe asnjë rrugëdalje, Mickoski kalon në fyerje e kanosje ndaj deputetëve në sallë. Ai i ka cilësuar qytetarët si fundërrinë e shoqërisë, brejtës, mediokritetë, molusqe, ka zgjedhur një mori epitetesh përçmuese në të kaluarën, e tani ka nisur të sulmojë verbalisht edhe deputetët. Në fakt, këto fyerje flasin më shumë për karakterin e tij sesa për këdo tjetër. Ky do të quhet profesor universitar? Ky është kryeministër, kreu i ekzekutivit?”, pyeti Filipçe.

Sa i përket kërkimfaljes së Mickoskit, lideri i LSDM-së e përshkroi atë si një vënie në skenë pa asnjë ndjenjë përgjegjësie të vërtetë.

“Ai sajoi thjesht një iluzion, ofroi një ndjesë në një sallë të boshatisur, pasi deputetët e opozitës ishin tërhequr… pra, bëri një shfaqje politike. Një ‘falje’ e turpshme dhe e detyruar. Megjithatë, kjo nuk i shlyen dot fyerjet dhe sjelljen e tij të mëparshme,” përfundoi Filipçe.

të fundit

Kurti: Mbi 1 miliard euro do të investohen në ushtri

Ka nisur ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Kazermën “Adem Jashari”.…

3 minutes ago

Vaksina e personalizuar mRNA redukton me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës

Vaksina eksperimentale me mRNA ul me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës — Klan Kosova [...]Read More...

10 minutes ago

Macron kërkon rikthimin e rendit, Franca përgatitet për një tjetër fundjavë protestash

Franca po përgatitet për një fundjavë të re protestash në vazhdën e akteve më të rënda të dhunës urbane të…

10 minutes ago

Trazirat në Itali/ Kontrolle në 18 qytete, identifikohen 51 të mitur; Milano blindoset për protestat e reja

Autoritetet italiane shtojnë masat e sigurisë pas trazirave të 17 dhe 18 tetorit. Inteligjenca dyshon se mund të jetë përdorur…

10 minutes ago

Milano nën masa të forta sigurie, protestës së nesërme i bashkohen edhe anarkistët

Ka një dorë pas përplasjeve në Milano, thotë La Repubblicca: Media e njohur italiane përcjell dyshimet për një operacion të…

11 minutes ago

Barcelona përballet me telashe para El Clasicos, Kounde pranë mungesës ndaj Real Madridit

Barcelona mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në prag të El Clasicos ndaj Real Madridit, pasi Jules Kounde…

11 minutes ago