Venko Filipçe deklaroi në konferencën e sotme për shtyp se vizita e Presidentes Von der Leyen ka nxjerrë në pah, sipas tij, të pavërtetat e Hristijan Mickoskit lidhur me pretendimin se identiteti maqedonas ndodhej nën kërcënim.
None found
“Hristijani nuk ka më arsye të gënjejë. Ai nuk mund të paraqitet më si patriot që mbron interesat kombëtare, pasi e vërteta është se ato janë të garantuara dhe askush, në asnjë rrethanë, nuk mund të na i marrë. Natyrisht, Hristijani nuk është i kënaqur me këtë vizitë, sepse Presidentja Von der Leyen ia ka rrëzuar gënjeshtrën”, u shpreh Filipçe.
Kreu i LSDM-së rikujtoi deklaratat e mëparshme dhe premtimet e Mickoskit për Marrëveshjen e Prespës, duke nënvizuar edhe konfirmimin se kjo marrëveshje e mbron identitetin kombëtar.
“Ai deklaronte se identiteti ishte i rrezikuar dhe se ne do ta anulonim Marrëveshjen e Prespës. Por çfarë bëri në të vërtetë? Asgjë. Më pas tha se Marrëveshja e Prespës ishte një kryevepër e diplomacisë. Presidentja Gordana Siljanovska e konfirmoi se Marrëveshja e Prespës mbron identitetin tonë kombëtar”, theksoi Filipçe.
Sipas tij, qëndrimet e LSDM-së për mbrojtjen e identitetit dhe të gjuhës maqedonase tashmë janë vërtetuar, ndërsa pretendimet e Mickoskit janë rrëzuar tërësisht.
“Tashmë është e qartë se këta njerëz erdhën në pushtet përmes gënjeshtrave, duke u paraqitur si patriotë, dhe tani synojnë ta ruajnë pushtetin po me të njëjtën mënyrë. Çdo gjë që kemi thënë deri tani është konfirmuar. Identiteti është ruajtur dhe është garantuar nga Marrëveshja e Prespës. Gjuha është konfirmuar përmes marrëveshjes së Frontex-it, e cila është nënshkruar në maqedonishten e pastër”, tha Filipçe.
Ai paralajmëroi se izolimi i vendit rrezikon të ardhmen e tij dhe interesat e qytetarëve./Telegrafi/
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…