Në një ceremoni të organizuar nga LSDM-ja me moton “Maqedonia është e tëra që kemi”, për të përkujtuar 35 vjetorin e pavarësisë, kryetari i partisë, Venko Filipçe, deklaroi se Evropa për ish-Presidentin Kiro Gligorov përfaqësonte një synim kombëtar që nga shpallja e pavarësisë.
None found
Filipçe rikujtoi se Gligorov e konceptonte Maqedoninë si pjesë përbërëse të familjes evropiane që në vitet e para pas pavarësisë.
Ai nënvizoi se orientimi europerëndimor ishte artikuluar në mënyrë të qartë në qëndrimet dhe deklaratat publike të Gligorovit qysh në fillim të viteve 1990, dhe se ai e ripohoi këtë si një testament politik.
“Edhe kur Jugosllavia formalisht ekzistonte ende dhe Gligorov ishte tashmë në pension, në fillim të viteve 1990, ai kishte formuluar qartë vizionin evropian në opinionet dhe paraqitjet e tij. Më pas, ai e transmetoi atë si një lloj amaneti politik. Evropa për të ishte ambienti i natyrshëm politik, ekonomik, gjeografik dhe civilizues i Maqedonisë. Njëkohësisht, ai paralajmëroi se antarësimi kërkon përpjekje, dije, edukim dhe transformime,” u shpreh Filipçe.
Kreu i LSDM-së theksoi se kjo është mënyra e matur me të cilën duhet trajtuar ardhmëria evropiane e vendit, duke shmangur iluzionet, por pa cenuar interesat dhe dinjitetin kombëtar.
“Pikërisht me këtë nivel maturie duhet t’i qasemi sot temës së Evropës. Pa mite. Pa ndjenja inferioriteti. Pa u përulur para askushit. Por njëkohësisht pa vetëmashtrim,” deklaroi Filipçe.
Në këtë kontekst, Filipçe përmendi edhe politikën e baraslargësisë ndaj vendeve fqinje që përkrahej nga Gligorov, duke theksuar se thelbi i saj qëndron në kultivimin e marrëdhënieve po aq të mira me të gjithë fqinjët.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vazhdon të shpreh gatishmërinë e tij për kryetar të LDK-së. Të hënën në një emision…
Probleme me frymëmarrjen, protestuesja nuk ndihet mirë pas gazit lotsjellës! I vijnë në ndihmë protestuesit e tjerë Lajm në përditësim……
Janë publikuar 11-shet bazë të supersfidës Paris Saint-Germain – Barcelona, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e Ligës…
Edhe pse sezoni i ngrohjes filloi 5 ditë më parë, shkollat fillore dhe të mesme në Strugë janë pa ngrohje.…
Ministria e Shëndetësisë kërkoi zgjerim të mbikëqyrjes së Inspektoratit shtetëor sanitar dhe shëndetësor për rastin me Iva Mihaillovën me përfshirje…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një vizitë në Pragë, ku ka diskutuar me përfaqësues të…