Categories: maqedoni

Filipçe propozon veting për të gjithë zyrtarët, nga vetja dhe Zaev te Sheqerinska e Mickoski

Një proces verifikimi që do të përfshijë pa përjashtim të gjithë zyrtarët, si ata të mëparshëm, ashtu edhe ata aktualë, është pjesë e Master Planit të LSDM-së për drejtësinë. Kryetari i partisë, Venko Filipçe, tha në emisionin “Telma” se ligji i posaçëm për vetingun do të zbatohej fillimisht ndaj tij.

Të lidhura

None found

“Ligj të veçantë për veting, ku unë do të jem i pari, por edhe të gjithë të tjerët nga koha e LSDM-së, përfshirë Zoran Zaevin, Radmilla Sheqerinskën dhe Petre Shilegovin. Le të shqyrtohen dhe të kontrollohen të gjithë. I njëjti proces duhet të vlejë edhe për zyrtarët aktualë të OBRM-PDUKM-së, me në krye kryeministrin Hristijan Mickoski”, deklaroi Filipçe.

Sipas tij, në kuadër të planit parashikohet angazhimi i ekspertëve të huaj, si dhe verifikimi i pasurisë dhe prejardhjes së saj.

Kontrolli do të shtrihet edhe te kompanitë më të mëdha që gjatë 10 viteve të fundit kanë bashkëpunuar me shtetin dhe kanë realizuar fitime shtesë. Filipçe tha se ligji do të përmbajë dispozita të veçanta për taksimin shtesë të këtyre fitimeve, duke theksuar se kompanitë kanë vepruar në përputhje me ligjin.

“Do të ketë ekspertë të huaj, kontroll të pasurisë dhe të origjinës së saj, përfshirë edhe pronën e kompanive të mëdha që kanë punuar me shtetin dhe kanë krijuar fitime shtesë në dekadën e fundit. Kemi multimilionerë të krijuar në kurriz të shtetit dhe paratë do të rikthehen në buxhet”, u shpreh ai.

Gjatë prezantimit të prioriteteve të Master Planit, Filipçe përmendi edhe vijimin e rrugës evropiane, bashkëpunimin me Zyrën e Prokurorit Evropian dhe rishikimin e rasteve të ndërlikuara. Ai tha se rikthimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe integrimi evropian synojnë të rindërtojnë besimin e qytetarëve./Telegrafi/

të fundit

Besëlidhja e Lezhës shënon 96 vite histori dhe synon rikthimin në elitë

Besëlidhja e LezhësIshte viti 1930, kur në Lezhë u jetësua një klub i quajtur, Bardhyli Lezhë [...]Read More...

28 seconds ago

Mbështetje e madhe për Kosovën në Dublin, tifozë nga vendlindja dhe mërgata pranë “Dardanëve

Tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë filluar të mblidhen në Dublin, në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Irlandës, që…

46 seconds ago

Kosova U17 e mbyll me fitore fazën e parë të kualifikimeve

Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka përmbyllur me fitore fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027, duke triumfuar…

7 minutes ago

Pas “Diellës”, krijohet “Gjoni”, Rama: Do të merret me një sërë procesesh të Prokurimeve Publike!

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar krijimin e Gjonit, një tjetër Inteligjencë Artificiale, që do t’i…

16 minutes ago

Pandeli Majko responds four days after the Assembly: I spoke about socialists’ inappropriate and discrediting contacts with organized crime

Në një postim në rrjete sociale, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar pas raportimeve lidhur me fjalën e…

26 minutes ago

Death is near”: How fake bomb threats alarmed schools and airports across Europe

Një valë masive kërcënimesh të rreme me bombë ka përfshirë Europën gjatë muajit të fundit, duke shkaktuar evakuime në mijëra…

27 minutes ago